• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENTAGONI ZBARKON NË UKRAINË/ Kievi do të japë Donbasin dhe do të përgjysmojë ushtrinë?
Home
Nderkombetare

PENTAGONI ZBARKON NË UKRAINË/ Kievi do të japë Donbasin dhe do të përgjysmojë ushtrinë?

20 November, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara intensifikojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Mes raportimeve për një plan të fshehtë prej 28 pikësh mes Uashingtonit dhe Moskës, zyrtarë të lartë të Pentagonit qëndrojnë këtë të enjte në Kiev, për bisedime me presidentin Volodimir Zelenski.

Sipas ushtrisë amerikane, ekipi drejtohet nga sekretari i forcave të armatosura Dan Driscoll, dhe pjesë e tij është gjithashtu shefi i shtabit ushtarak, gjenerali Randy George, komandanti i lartë i forcave amerikane në Europë Gjeneral Chris Donahue, dhe majori Michael Ëeimer.

Driscoll dhe George janë zyrtarët më të lartë të ushtrisë amerikane që shkojnë për bisedime në kryeqytetin ukrainas që kur presidenti Trump erdhi në pushtet.

“Sekretari Driscoll dhe ekipi mbërritën këtë mëngjes në Kiev në emër të administratës në një mision faktmbledhës për t’u takuar me zyrtarë ukrainas dhe për të diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi kolonel David Butler Zëdhënës i ushtrisë.
Vizita e zyrtarëve të lartë vjen pas raportimeve për një plan sekretët të diskutuar mes Rusisë dhe SHBA për fundin e luftës, por që sipas burimeve është sinjalizuar edhe Ukraina. Reuters citon dy zyrtarë me dijeni mbi çështjen të thonë se Uashingtoni ka sinjalizuar presidentin Zelenski të pranojë një propozim të hartuar nga Amerika, i cili i kërkon Kievit të lëshojë territorin e Donbasit dhe disa armë në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE,.

Siç bëhet e ditur propozimi përfshin ndër të tjera përgjysmimin e përmasave të forcave të armatosura të Ukrainës. Një plan i tillë që nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë, do të përbënte një hap të madh pas për Kievin. Shtëpia e bardhë ka refuzuar të komentojë mbi çështjen me sekretarin Rubio që tha se Uashingtoni do të vazhdojë të hartojë një listë me ide të mundshme për t’i dhënë fund luftës, bazuar në interesat e të dyja palëve në konflikt. Zelenski, i cili të mërkurën u takua me Erdogan në Turqi, nuk e përmendi planin në fjalë por kërkoi lidership efektiv nga SHBA. Ai tha se presidenti Trump ka fuqi të mjaftueshme për ti dhënë fund luftës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit
Previous article "NUK KËRKOJMË FALJE"/ Mediat britanike: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës për dëbimin e shqiptarëve

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT