Pas vendimit të studentëve për t’u ngujuar në fakultete dhe bojkotuar procesin e mësimit, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria më përfaqësues zëvendëskryeministrin, Erion Braçe.
Në një postim në “Twitter”, Braçe e ka quajtur të padrejtë këtë vendim dhe të pandershëm njëkohësisht, sepse sipas tij një klasë nuk mund t’i djegë vitin 60-70 mijë studentëve.
Braçe shkruan:
#MeStudentet
Nje klase nuk mund te bllokoje nje Fakultet; disa klasa ne disa fakultete nuk mund te bllokojne nje Universitet; 5 universitete nuk mund tu djegin vitin 60-70 mije studenteve!
Nje klase perballe 70 mijeve eshte #ePadrejte #ePandershme #eDhunshme #Partiake”.


