• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMET NDAJ ISH MINISTRIT TAHIRI/ Prokuroria vendos këtë javë. AFATI…
Home
Aktualitet
Drejtësi

HETIMET NDAJ ISH MINISTRIT TAHIRI/ Prokuroria vendos këtë javë. AFATI…

13 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në datën 17 janar përfundon afati i hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa në fillim të kësaj jave, prokurorët e çështjes pritet të mblidhen për të marrë një vendim.

tahiri konference

Tahiri është vënë nën hetim që prej një viti, ndërsa dyshohet për favorizim të grupit të Habilajve. Disa ditë më parë, Krimet e Rënda mbyllën hetimet dhe çuan në Gjykatë dosjen për 9 të pandehur, të konsideruar si pjesë e grupit të Habilajve, ndër ta edhe Moisi Habilajn, por dosja e ish-ministrit u veçua. Burime bëjnë të ditur se janë dërguar edhe dy letërporosi të tjera drejt Italisë në lidhje me këtë çështje, ndërsa fati i dosjes pritet të vendoset këtë javë, nëse Prokurorisë do t’i duhet më shumë kohë për shkak të informacioneve që pret nga Italia apo do të mbyllë hetimet dhe ta çojë ose jo dosjen në Gjykatë.

PROKURORIA

Referuar Prokurorisë për Krime të Rënda, ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”. Referuar dosjes hetimore, përpos përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, një fakt tjetër që të çon drejt dyshimit të arsyetuar, që shtetasi Saimir Tahiri ka kryer veprat penale, për të cilat është vënë nën hetim, është edhe shitja e makinës tip “Audi”.

Saimir Tahiri

Nga verifikimet, rezulton se Tahiri e ka blerë atë në vitin 2013 për vlerën monetare të 21 mijë eurove dhe ia ka shitur një vit më vonë, me një shifër shumë më të ulët, prej 9 milionë lekësh, kushëririt të tij Artan Habilaj, shifër që lë vend për dyshime. Një pikë tjetër ku është mbështetur Prokuroria, është edhe lëvizja e lirshme e grupit “Habilaj” në Shqipëri, duke mos u identifikuar as nga radarët.

Sipas konkluzioneve të Prokurorisë, rezulton se sistemi i doganave ka qenë i kontrolluar nga personi nën hetim, duke mos bërë regjistrimin e disa shtetasve, në këtë rast të vëllezërve Habilaj, por jo vetëm. Nga hetimet e deritanishme, këta persona nuk regjistroheshin në asnjë pikë kufitare dhe kjo, sipas akuzës, të bënë të mendosh se ishte diçka e kontrolluar, pasi nuk ndodhte vetëm në një doganë.

HABILAJT

Prokuroria për Krime të Rënda bëri të ditur në 7 janar, se hetimet në lidhje me grupin e Habilajve në Shqipëri janë mbyllur dhe dosja është dërguar në Gjykatë për tri vepra penale. Konkretisht, organi i akuzës kërkon të marrë të pandehur: Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn. Ata akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGUJIMI I STUDENTËVE"/ Braçe: Një klasë nuk mund të bllokojë një Fakultet. E pandershme
Previous article ANALIZA/ Ra Gent Cakaj… e u pamë!

F.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT