• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA NË SHKODËR REAGON SËRISH KRYETARJA/ Ademi: Kambanë alarmi për qeverinë
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA NË SHKODËR REAGON SËRISH KRYETARJA/ Ademi: Kambanë alarmi për qeverinë

16 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një reagimi  të dytë ka hedhur akuza nga Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrit Edi Rama, për ngjarjen e ndodhur në Shkodër ku makinës së Suad Licit iu vu një sasi tritoli por fatmirësisht nuk shpërtheu. Ademi në reagimin e saj të dytë shkruan se Shkodra po pyet se kush e ka radhën nesër që të goditet nga krimi.

Ndër të tjera Ademi shkruan se ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, ndërsa shton se duhet të jetë këmbanë alarmi për qeverinë e cila, nga dita në ditë sipas saj po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton.

Reagimi i Ademit:
Shkodra u trondit sërish këtë të dielë! Ditën për diell krimi nuk ka frikë, duke i sjellë shkodranëve pasiguri, mungesë shprese për jetën, rendin dhe sigurinë në Shkodër. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk shpërtheu, çka do ta bënte akoma më tragjike këtë të dielë, ndërkohë që për familjen e Administratorit të KF Vllaznia, orët e para të paradites të së dielës kanë qënë orë ankthi dhe pasigurie. Sot si Kryetare e qytetare e Shkodrës, si nënë, si grua, kërkoj nga të gjitha strukturat e shtetit, të gjitha organeve ligjzbatuese në vend: Reagoni me forcën e ligjit! Krimi në Shkodër po godet çdo ditë shkodranët. Sot ishte administratori i Vllaznisë Suad Lici, por nesër mund të jetë kushdo pre e krimit, që duket se në Shkodër i është lënë fushë e lirë veprimi.

Kam shprehur gjithnjë mbështetjen ndaj forcave të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjithë organeve të zbatimit të ligjit. Kam ofruar gjithmonë bashkpunimin në luftën kundër krimit, sepse shkodranët nuk duhet të kenë frikë të ecin, të flenë apo të zgjohen në shtëpitë e tyre, në qytetin e tyre. Nuk duhet të jetojnë në panikun e tronditjes së tritolit, krismave të armëve në rrugët ku kalojnë çdo ditë. Sot, si çdo shkodran tjetër, jam pranë familjes Lici. Por sot Shkodra pyet se kush do ta ketë radhën nesër ?! Kjo, pasi fatkeqësisht është ngjarja e 4-ët e vendosjes së lëndëve plasësë në Shkodër në më pak se dy muaj, ndërkohë që asnjë nga këto ngjarje nuk është zbardhur. Shkodranët kanë nëvoje për siguri për jetën, për familjen, për bisnesin! Ata nuk kanë nevojë për shoë-n e rradhës dhe as për deklaratat boshe të cilat duket qartë se nuk trembin krimin, mesa duket të veshur me “pushtet” në Shkodër.

Ngjarja e sotme, ashtu si dhe të tjerat më përpara, janë këmbanë alarmi për Shkodrën dhe shkodranët, duhet të jetë këmbanë alarmi për këtë qeveri e cila, nga dita në ditë po jep prova se vetëm krimin nuk e lufton. Ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme në Shkodër, tregojnë më së miri se askush nuk ka frikë nga shteti, sidomos krimi dhe eksponentët e tij. Ndërkohë që tek ata që kanë kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shkodër, çdo ditë është e mbushur me frikë, me ankth për të punuar, për të rritur fëmijët dhe për të jetuar në këtë qytet. Shkodra ka nevojë për siguri dhe rend. Strukturat shtetërore, agjensitë ligjzbatuese e kanë detyrë kushtetuese garantimin e tyre. Por mbi të gjitha, duhet treguar vullnet në përballjen me krimin e eksponentët e tij, vullnet që akoma nuk po ndihet në Shkodër. Si qytetare e parë e Shkodrës, kjo është thirrja ime drejtuar të gjitha institucioneve që duhet ta bëjnë këtë qytet të jetueshëm për banorët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA TRAGJIKE E NËS ME DY FËMIJËT NË BULQIZË/ Në dhomën e tre viktimave u gjend një shishe pesticidesh (DETAJET)
Previous article ALFRED PEZA/ Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, një vit më pas!

k.autor

Postime të ngjashme

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT