Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një intervistë për Ora News bëri një përmbledhje të situatës të përmbytjeve deri tani në vend. Xhaçka tha se ekipet janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën. Ministrja tha se deri tani janë evakuuar 507 familje.
Xhaçka: Sa na takon kemi pasur një menaxhim të kënaqshëm të këtyre 48 orëve, ka qenë një situatë e vështirë dhe përballë furisë së natyrës dhe të motit edhe fuqia njerëzore është e kufizuar. Gjatë kësaj periudhe edhe nga mësimet e nxjerra nga 2015 kemi 5 fishuar prezencën tonë me efektivë të FA, por edhe të policisë dhe emergjencave civile. Me një koordinin të mire provoi që ishte garancia për aq sa kemi menaxhuar deri tani.
Për momentin kemi 507 familje të evakuuara dhe 1594 persona të shpëtuar. Falë menaxhimit që i kemi bërë situatës deri tani nuk kemi asnjë jetë të humbur, madje nuk kemi as raportime mbi krerë bagtie që mund të kenë pësuar fatin e keq për shkak të përmbytjeve. Kemi bërë gjithcka që jo vetëm të evakuojmë njerëzit, por edhe pasurinë e tyre.
Nuk ka qenë e lehtë, por situata paraqitet goxha e përmirësuar të paktën për qarqe që patën goditjen e parë si Tirana, Durrësi, Fushë Krujë pamë fshatra të përmbytur. Ne aty kemi pasur prezencë goxha të madhe në operacione për evakuimin e zonës. Tani jemi më të përqëdnuar në zonën e Vlorës dhe Fierit, monitorjmë prurjet në Vjos, megjithëse nga sot në darkë situata do të fillojë të përmirësohet. Në Novoselë kemi pasur një prezencë goxha të madhe edhe në Frakull sapo kemi dërguar efektivët tanë për të përforcuar argjinaturën e Darzezës. Megjithatë situata pavarësisht se reshjet dhe prurjet kanë qenë me pikun historik më të mëdha, nuk kemi pasur të njëjtin dëm dhe situata është menaxhuar më mirë.
Edhe për shkak të investimeve që kemi bërë, hidrovoret kanë funksionuar në mënyrë perfekte, kanalet kulluese por edhe pastrimet në rrugë kanë ndihmuar që situata të ishte më e përmirësuar.
Sigurisht që kemi parësore jetën e çdo njeriu dhe kemi bërë çmos që ti ndodhemi çdokujt, pavarësisht planit të parë të dislokimit në mënyrë sponatane, kush na ka kontaktuar, kush ka pasur nevojë për ndihmë një inforacion i ardhur kemi trajtuar cdo rast dhe fatmirësisht nuk kemi pasur humbje dhe kjo më gëzon jashtë mase./ express