• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

19 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NGA GAZETAR NË SHKRIMTAR/ Shtatë emrat që hoqën dorë nga “kronikat” për veprat (FOTO)
Home
Libri

NGA GAZETAR NË SHKRIMTAR/ Shtatë emrat që hoqën dorë nga “kronikat” për veprat (FOTO)

22 November, 2018 enxhi.autor Kulturë, Libri

Kur vjen puna te ish-gazetarë të shndërruar në shkrimtarë  lista e shqiptarëve nuk është e vogël.

Disa prej tyre rezultuan të suksesshëm edhe në gazetari edhe me veprat me të cilat u rritën breza të ndryshëm.

Ne iu njohim me disa prej gazetarëve të cilët u kthyen në shkrimtarët më në zë dhe i mbijetuan kohërave.

Alfred Peza

Peza është një ndër gazetarët i cili  karriera e tij në gazetari i kalon më shumë se 20 vite.

Ka qenë kryeredaktor në gazetën “Shekulli”, “Shqip”, “Koha Jonë”, “Korrieri”për të vijuar më pas si  Drejtor i Përgjithshëm në televizionin “Ora News” dhe drejtor informacioni në televizionin “Vizion +”.

Peza ka qenë gjithmonë  afër njerëzve, afër ngjarjeve, duke u cilësuar si një ndër gazetarër më profesionit që bota televizive ka . “Sarah” ishte vepra e cila bëri bujë që Pezës  i ka kushtuar pesë vite punë kërkimore nëpër arkiva, hapje dosjesh pothuaj 100 vjeçare, derisa u bë gati me romanin e tij të parë.

Ben Blushi

Pas punës së tij si kryeredaktor në gazetën “Koha jonë”post të cilin e mbajti deri në mars të vitit 1997. Në karrierën e tij mediatike Blushi ka punuar për radion “Deutsche Welle “ dhe “Indipendent”.

Një tjetër pasion i Blushit ishte edhe ai i të shkruarit libra, ku shumë prej krijimeve të tij letrare kanë qenë suksese të padiskutueshme.”Të jetosh në ishull”, “Shqipëria”,”Kryeministri” “Otello” “Hëna e Shqipërisë”janë veprat e Blushit.

Petro Marko

Ai që përfaqëson më së miri komunitetin e gazetarëve të kthyer në shkrimtarë është Petro Marko. E nisi pikërisht si reporter dhe punoi deri në moshën 23-vjeçare si gazetar në Tiranë dhe atë vit, më 36 u nis vullnetar në Luftën e Spanjës.

Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës “Bashkimi” në Tiranë. Disa nga veprat e Petros janë Halimi, Horizont, Qyteti i fundit.

Fatos Kongoli

Shkrimtari për një kohë të gjatë  ka punuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.  Është autor i një vargu librash dhe librat e Kongolit janë botuar në disa vende të botës.

Ne vitin 2016 eshte shpallur “Shkrimtari me i mire i vitit”. Disa nga veprat më të pëlqyera janë  Lëkura e qenit,I humburi,Kufoma.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli kaloi 15 vite të jetës së tij si gazetar i “Zëri i Popullit”. Më pas ai kaloi si shkrimtar i lirë i inkuadruar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Krahas punës si reporter lajmi, ai u mor me reportazhe, kritikë dhe analizë letrare si: poezia, poema, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, e bëjnë figurën e tij shumë dimensionale në letrat shqip.

Ismail Kadare

Autori i kryeveprave si “ Kronikë në gur” “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, Prill i thyer”, “Dimri i Madh”, “Pallati i Ëndrrave”, “Kështjella” ka punuar edhe si gazetar. Më 1958 u diplomua në degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Pasi u kthye nisi punë si gazetar në gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Ishte pikërisht koha kur edhe krijoi romanin “Dimri i madh”. Por ndryshe nga kolegët e tij ndërkombëtarë, Kadaresë iu desh ta zhvillonte karrierën e tij si shkrimtar nën regjimin shtypës e totalitar të Enver Hoxhës, ku fjalët siteshin në kuptimin e plotë të fjalës, ndërsa kuptimet tjetërsoheshin edhe sipas nevojës.

Zija Çela 

Edhe shkrimtari Zija Çela ka punuar si redaktor në revistën letrare “Nëntori”, ndërsa nga 1984 – 1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i shtëpisë botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm.

Në vitin 2000 bëhet kryeredaktor i të përjavshmes “Albania e vogël”, suplement letrar i gazetës së përditshme “Albania”. Njëkohësisht që nga viti 2000, i shquar gjithashtu si eseist dhe publicist, Çela bën jetën e shkrimtarit në profesion të lirë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANA ABDI/ Nuk ju vjen turp? Po të ngriheshin edhe ish- pronarët si ju?!
Previous article PROTESTA PARA KUVENDIT/ E fashuar në shtratin e spitalit, gjendja e efektives pas plagosjes

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8 Breaking News

AUSTRIA FITON EUROVIZIONIN/ Shqipëria në vend të 8

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë Kulturë

RIKTHEHET JAVA KULTURORE E EVROPËS/ Nga 17 deri më 31 maj, një festë e artit, identitetit dhe dialogut në 9 qytete të Shqipërisë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste Kulturë

"JANË AUTENTIKË..."/ CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT