Një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.
Lokalit në pronësi të A. Kapllani, bashkëshorti i deputetes së opozitës së re Enada Kapllani, i është vendosur zjarri në pjesën e përparme dhe si pasojë është djegur banaku i jashtëm së bashku me tavolinat dhe karriget.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Në lokal është hedhur fillimisht lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
“Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit” njoftoi policia.
Vetë A.Kapllanaj ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person.