• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KODI I KUQ” NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente
Home
Aktualitet
Kronikë

“KODI I KUQ” NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

24 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Microsoft ka shpallur gjendjen e alarmit “Kodi i Kuq”, nivelin më të lartë të emergjencës brenda kompanisë, pas ndërprerjes masive që la miliona përdorues pa akses në Outlook dhe shërbime të tjera të rëndësishme për rreth 24 orë.

Problemi, i regjistruar më 12 dhe 13 nëntor, preku shërbimet Outlook, Teams, Copilot dhe Exchange Online në mbarë botën. Ndërprerja shkaktoi vështirësi të konsiderueshme në komunikim dhe punë, duke prekur institucione qeveritare, kompani dhe linja ajrore.

Për situatën ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, i cili ka kërkuar falje publikisht për ndërprerjen.

Sipas raportimeve të mediave, kompania dyshon se shkaku i problemit lidhet me një përditësim të gabuar të Windows, të prezantuar në korrik. Ndërkohë, Microsoft ka përjashtuar mundësinë që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik apo nga agjentë të inteligjencës artificiale.

Reuters, duke iu referuar komunikimeve të brendshme të kompanisë, raporton se një prej problemeve kryesore ishte shpërndarja e dokumentacionit teknik, gjë që e bëri të vështirë koordinimin mes inxhinierëve gjatë përpjekjeve për rikthimin e shërbimeve.

Për të kuptuar dhe koordinuar reagimin ndaj defektit, punonjësit u detyruan të shkëmbenin më shumë se 10 mijë mesazhe.

Pas kësaj situate, drejtuesit e Microsoft kanë kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si kompania reagon ndaj defekteve teknologjike.

Drejtori operativ synon që koha e nevojshme për zgjidhjen e problemeve të reduktohet në vetëm një orë, nga pesë deri në gjashtë ditë që mund të kërkohet aktualisht.

Për të arritur këtë objektiv, Microsoft planifikon të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në identifikimin, analizimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.

“Kodi i Kuq” sinjalizon kështu një ndërhyrje të nivelit më të lartë në kompaninë amerikane, me synimin për të shmangur përsëritjen e një ndërprerjeje që preku miliona përdorues në të gjithë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2027/ Zv.kryeministrja Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë për litër, 18 miliardë lekë për Bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë
Previous article E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopashtarin Aktualitet

RRËMBIMI DHE VRASJA E JAN PRENGËS/ Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopashtarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT