GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për heqjen e arrestit me burg.
Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar që të shpallë moskompetencën për dosjen e Izet Haxhisë dhe ta kalojë çështjen e tij në prokurorinë e Tiranës.
Kujtojmë se kërkesa e Haxhisë është bërë pasi ky i fundit pretendon se i ka mbaruar afati i paraburgimit.
Izet Haxhia, Ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar për vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari me 25 vite.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në muajin shkurt u mor vendimi për ekstradim.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.