• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BËNI TESTIN DHE KARANTINOHUNI NËSE KENI DYSHIME”/ Meta: Nuk është turp të kesh Covid 19, turp është ta fshehësh
Home
Politikë

“BËNI TESTIN DHE KARANTINOHUNI NËSE KENI DYSHIME”/ Meta: Nuk është turp të kesh Covid 19, turp është ta fshehësh

7 April, 2020 Delo.autor Politikë

Fshehja  e sëmundjes për shkak të stigmatizimit  ka qenë edhe një  nga shkaqet e përhapjes së koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta apeloi qytetarët që të mos kenë turp nga ky fakt por të kryejnë testimin apo të karantinohen nëse kanë dyshime se janë infektuar apo kanë pasur kontakte me persona të infektuar.

Meta: Dua të ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në këtë proces, të mos ndihen fajtorë dhe të rrezikojnë duke mos bashkëpunuar për të bërë testin apo realizuar procesin e karantinimit për rastet e dyshuara për kontaktet. Nuk është turp të kesh COVID 19 por është turp të jesh i pakujdesshëm dhe t’ua transmetosh njerëzve të tjerë të familjes, miqve, fqinjëve e me radhë.

Duke folur nga Shkodra, vatra e dytë e zjarrit pas Tiranës, Meta tha se shpreson shumë te qytetaria shkodrane do të ngrihet në lastësinë e duhur, duke respektuar me rigorozitet këshillat dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore.

Meta: Jemi në rrugën e duhur të përmirësimit të situatës, shpresoj  duke filluar nga sot edhe në qarkun e Shkodrës që është qark mjaft i ekspozuar edhe për shkak të tre pikave të kalimit kufitar që vazhdojnë të jenë aktive për mjaft shërbime të ndryshme por edhe për arsye të tjera. Shpresoj dhe besoj shumë te qytetaria shkodrane dhe tek përgjegjshmëria e tyre dhe bashkëpunimi i tyre me autoritetet vendore.

Për tu njohur më nga afër me situatën e krijuar nga pandemia në qarkun e Shkodrës, Meta dhe dy këshilltarët e tij Petraq Milo dhe Tedi Blushi zhvilluan takime me prefektin e qarkut Çesk Midhja, drejtorin e Shëndetit Publik në këtë qark dhe kryebashkiaken Voltana Ademi.

Presidenti tha se janë të gjitha kapacitetet për të menaxhuar më së miri këtë pandemi nëse ekziston bashkëpunimi i duhur mes pushtetit vendor dhe qëndror.

Meta: Pata kënaqësinë të takoja prefektin e qarkut, drejtorin e Shëndetit Publik të qarkut dhe kryetaren e nderuar të bashkisë Voltana Ademi për tu njohur më nga afër me përballimin e kësaj pandemie që ka prekur edhe qarkun e  Shkodrës si gjithë vendin tonë. Kam besim se përmes bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe qëndror janë të gjitha mundësitë për ta menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë krizë dhe pandemi. Është i rëndësishëm edhe bashkëpuimi i qytetarëve në respektimin e kufizimeve, të distancës sociale dhe këshillave të autoriteteve të shëndetit publik në mënyrë që sa më shpejt jo vetëm të izolojmë të rastet dhe të ndihmojmë për të shëruar të gjithë të prekurit nga COVID 19 por edhe të garantojmë mposhtjen e kësaj pandemie sa më shpejt por dhe rikthimin në normalitet të jetës sonë sa më parë të jetë e mundur. Kjo e dyta do të varet nga efikasiteti i të parës. E falenderoj dhe kryetaren e bashkisë për angazhimin dhe përkushtimin e saj. Përmes këtij bashkëpunimi do të arrijmë dhe në bashkinë e Shkodrës, që është bashki mjaft e vështirë po të kesh parasysh edhe shtrirjen gjeografike të saj, për të ndihmuar shëndetin e qytetaëve tanë, për të mbrojtur jetën e tyre.

Testim apo izolim?

Vendet që kanë më shumë rezultate në luftën ndaj pandemisë janë ato që po kryejnë testime.

Nga ana e qeverisë shqiptare ka një hezitim në këtë drejtim, duke u mjaftuar me masat kufizuese.

Lidhur me këtë çështje Presidenti pati këtë koment.

Meta: Procesi i kufizimeve është proces që po e ndjek shumica e vendeve. Ne jemi fqinj të Italisë me të cilin kemi shkëmbimet më të mëdha njerëzore dhe ekonomike. Duhet të jemi të duruar dhe të respektojmë këto kufizime. Përmes gjurmimit efikas të gjitha rasteve të identifikuara dhe testimeve do të arrijmë të izolojmë të gjithë rastet që të mos kemi shpërndarje të mëtejshme por shërim të gjithë personave të prekur dhe vatrave të deritanishme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEMINISTRI I BRITANISË I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ Putin: Optimizmi dhe humori i Boris Johnson do ta ndihmojnë të shërohet
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Deputetes së opozitës i djegin lokalin në Vlorë, ja dyshimet e para (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT