Dy të mitur janë arrestuar nga policia e kryeqytetit për tentativë vjedhje banese. Kjo është hera e dytë që këta persona ndalohen për të njëjtën arsye.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 27.08.2018, u arrestuan në flagrancë për tentativë vjedhje banese shtetasit R.Sh., dhe Xh.Ç, vjeç 17 e 16, banues në Yzberisht e Selitë. Nga veprimet e kryera rezultoi se janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.