Imazhet e pabesueshme tregojnë se një antilopë afrikane është kapur nga grabitqari gjigant pasi po përpiqej të notonte përgjatë lumit Mara në Parkun Kombëtar të Masai Mara të Kenisë. Krokodili i Nilit më në fund kapi gjahun e tij egërsisht me nofullat e tij dhe duke e hedhur atë në ajër.
Fotografja e kafshëve të egra, Mahendra Jain, 46 vjeçe, tha: “Asnjëherë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë. Nëse je një fotograf i kafshëve të egra dhe mund të shohësh një vrasje si kjo, është dita jote me fat”.
Për kafshën ndoshta jo, por për mua kjo ishte e pabesueshme. Ishte një gjë fantastike për t’a pare, shtoi ajo.
Në fund tha se: “Ne kemi pasur disa vëzhgime të një krokodili që kap një kafshë të egër dhe mund të shohësh tre ose katër të kapur çdo ditë, megjithatë është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh një të vdekur mbi ujë”.






