• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ndihem si kriminele”/ Familja shqiptare rrezikon dëbimin nga SHBA
Home
Sociale

“Ndihem si kriminele”/ Familja shqiptare rrezikon dëbimin nga SHBA

10 November, 2017 F.autor Sociale

Një grua shqiptare po përballet me detyrimin për t’u dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Denada Rondos është urdhëruar nga autoritetet amerikane që të largohet nga vendi, duke braktisur familjen e saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Viron Rondos jetojnë në Cheshire të Connecticut dhe kanë në zotërim një restorant të njohur në atë zonë të quajtur “Viron Rondo Osteria”.

Prej katër vitesh ata kanë investuar dhe janë impenjuar në biznesin e tyre. Denada thotë se kohët e fundit në vend që të fokusohet në përmirësimin e punës në restorant, ajo ka qenë e shqetësuar se në një moment të caktuar mund t’i ndryshojë e gjithë jeta. Dhe ky moment mesa duket ka ardhur. Ajo ka marrë një urdhër që duhet të largohet nga SHBA, ndërsa bashkëshorti jo.

“Ndihem si kriminele”, thotë ajo. Që prej muajit Tetor, asaj i është vendosur nga autoritetet një byzylyk në këmbë për të gjurmuar çdo lëvizje të saj.

Denada emigroi për në Shtetet e Bashkuara në Gusht të vitit 2002 për t’i shpëtuar dhunës në Shqipëri.

 “Ndihem si kriminele”, familja shqiptare rrezikon dëbimin në SHBA

“Ishim shumë të varfër. Nuk kishte shumë mundësi për një person që të rritej dhe të jetonte vetëm me mamanë dhe tre motrat, në rastin tim”, tregon Denada.

Ajo dhe Vironi kanë tre fëmijë, që të gjithë me shtetësi amerikane.

“Unë nuk do ta dërgoj gruan dhe fëmijët e mi në një vend ku vriten njerëz”, thotë Viron Rondos, duke ju referuar Shqipërisë.

Në vitin 2007, Gjykata e Emigracionit në Nju Jork nxorri një urdhër largimi nga vendi kundër Denadës. Por, që prej atëherë nuk ishte ndërmarrë asnë veprim nga autoritetet amerikane dhe për këtë arsye çifti shqiptar vazhdoi jetesën dhe hapi restorant, prej katër vitesh tashmë.

“Ky është fëmija ynë i katërt. Kemi kaluar kaq shumë orë këtu. Kemi punuar fort për ta bërë të suksesshëm, siç është sot. Dosja jonë është e pastër. Menduam se kriminelët po largohen, jo njerëz si ne që punojnë shumë”, shprehet Denada.

Dy muaj më parë, autoritetet i mohuan asaj të drejtën për të qëndruar në SHBA. Të enjten (9 Nëntor), Denada u tregoi fëmijëve se duhet të largohen nga vendi. Që në atë moment, fëmijët kanë qarë pa pushim, thotë ajo.

Nga ana tjetër, kongresmenia amerikane Elizabeth Esty ka dalë në mbështetje të Denada Rondos.

“Denada Rondos kujdeset për tre fëmijë, një familje, për librat dhe për biznesin familjar. Burri i saj Viron punon 12 orë në ditë për të siguruar ushqim në tavolinën e familjes, për të mos përmendur krijimin e një biznesi të vogël dhe hapjen e vendeve të punës për njerëzit në qytetin tim të lindjes Cheshire. Ka një arsye përse familja Rondos ka marrë dhjetra letra në mbështetje të tyre për ta lënë Denadën të qëndrojë në këtë vend. Ata punojnë shumë dhe ndajnë vlera që ne i kemi të shenjta në Connecticut. Ne duhet t’i mirëpresim krahëhapur njerëzit si Denada në vendin tonë, jo t’i hedhim në rrugë për t’u përballur me një ardhme të pasigurt në një rajon të rrezikshëm. Kanë mbetur edhe katër ditë deri sa Denada është e detyruar të largohet nga ky vend. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen dhe pasigurinë që familjen e saj po ndjen. Connecticut është me ju, do të qëndrojë me ju. Bashkohuni në thirrje tonë që të pezullohet largimi nga vendi dhe në këtë mënyrë çështja mund të zgjidhet në Gjykatë”, thuhet në letrën e kongresmenes.

Ndërkohë, Denada bëri me dije se së fundmi ka bërë një tjetër kërkesë për azil me argumentet se Shqipëria është një vend i rrezikshëm. Ajo tha gjithashtu se djali i saj Nikolas është diagnostikuar me një çrregullim. Denada Rondos është urdhëruar që të hënën në orën 08:30 të jetë në aeroportin John F. Kennedy për t’u larguar nga vendi dhe aeroplani niset në orën 10:30.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “I dënuar 106 vjeç ndodh vetëm në Shqipëri”/ Kastriot Dervishi zbulon dokumentin
Previous article Librazhd/ PS-PD zgjedhin të bëhen bashkë në 73-vjetorin e Çlirimit

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT