Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë zgjedhur të jenë bashkë sot për të kujtuar një datë historike, siç është 10 nëntori, 73-vjetori i clirimit të Librazhdit.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare është inspirim për brezat e rinj dhe të gjithë duhet të vendosim interesin kombëtar përpara interesave të konjukturave politike.
“Ne dhamë një shembull shumë të mirë për të gjithë politikën shqiptare. Me kryetarin e PD, kryetarin e bashkisë dhe të gjitha forcat e tjera politike, ne jemi të gjithë bashkë për të festuar këtë ditë kaq të rëndësishme të historisë së rrethit tonë.
Dhe kështu do të jemi së bashku edhe në 28-29 nëntor, sepse këto janë ditë të shënuara në historinë e një kombi, që lirinë e ka fituar me forcat e veta”, deklaroi Balla.
Në ditën e clirimit të Librazhdit u zgjodh jo pa qëllim të inaugurohej edhe rruga e Çermenikës, një aks i rëndësishëm që u shërben disa fshatrave dhe prej shumë kohësh ishte kërkuar nga banorët e kësaj zone.
Doja domosdoshmërisht që këtë rrugë ta inauguronim ne ditën e clirimit të Librazhdit e jo pa qëllim, sepse ndër të gjitha krahinat e njësitë e Librazhdit,
Çermenika ka një meritë të pakontestueshme në kontributin që ka dhënë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, tha Balla.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se rruga e Çermenikës ishte një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, por terreni i vështirë i Librazhdit kërkon ende shumë investime, sidomos përsa i përket infrastrukturës.


