• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS KUJTONI SE DO T’JU NDIHMOJË RAMA”/ Ylli Manjani: Po dolëm gjallë nga ky virus, do ngrohemi në diell se s’do kemi bukë të ham
Home
Politikë

“MOS KUJTONI SE DO T’JU NDIHMOJË RAMA”/ Ylli Manjani: Po dolëm gjallë nga ky virus, do ngrohemi në diell se s’do kemi bukë të ham

31 March, 2020 Delo.autor Politikë

Ylli Manjani e sheh shqetësuese situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij, Qeveria nuk do të ndihmojë askënd dhe gjëndja do të jetë dramatike kur të marrë fund gjithë kjo që po ndodh.

Reagimi i Manjanit

Jam i bindur që Bosi mendon se “Populli ka lekë“.

Ndryshe nuk spjegohet sjellja e Tij ndaj njerëzve në vështirësi ekonomike nga mbyllja e detyruar në shtëpi. Njësoj është sjellja, si për biznesmenët ashtu edhe për të punësuarit dhe të papunët. Njësoj është reagimi.

Të gjithëve u thotë se ska lekë për ju! Drejtpërdrejt apo larg e larg ska rëndësi por këtë po u thotë. Sepse është i bindur se të gjithë kanë lekë.

Ndoshta nuk e ka komplet gabim, ose e ka. Nuk di ta them këtë por sjellja e Tij këtë spjegim ka.

Nuk ul asnjë shpenzim publik për Koncensione e PPP, madje lidh kontratat të reja shërbimesh me tendera fët e fët pa garë, ndërkohë që nuk paguan dot kontratat ekzistuse të tenderave të shkuar. Sigurisht ska ku të rrijë kjo llogjikë, përvec se tek bindja e Tij e thellë që “hajt, hajt se kanë para këta “…

Me pak fjalë Ai e konsideron ekonominë si thesi i miellit bosh, që sa herë ti biesh me shkop aq herë e nxjerr një grusht miell. Natyrisht jo për kohë të gjatë, por hë për hë ashtu e mendon dhe kështu po ndodh.

Bisneset në fakt, po shkundin thasët e zbrazur nga viti i shkuar dhe, duhet të lëshojnë edhe pak miell për shkopin me të cilin u bie qeveria e cila u kujton të paguajnë tatimet e taksat. Ndërkohë, këtë vit puna thuajse nuk ka filluar ende.

Është një takëm shumë i vogël PPP e Koncensionesh që vijojnë të paguhen, por kjo ngjan më tepër si llogjikë private sesa interes publik.

Shkurt muhabeti, mos prisni gjë nga qeveria. Ata që kanë kontrata me shtetin do presin pak, në u mbledhtë ndonjë lek taksa.

Ata që kanë kontrata dhe kanë kryer shërbime, por paratë shteti nuk i kishte në dispozicion as para emergjencës, do duhet të presin ca më shumë. (Janë disa agjensi që kanë lidhur kontrata pa asnjë kokërr leku në buxhet, por temë tjetër kjo).

Të gjithë të tjerët duhet thjesht të ngrohen në diell, nëse nuk duan të japin llogari “ku i gjejnë lekët për internet”…

Do tu shijojë shumë dielli kur ti lejojnë të dalin nga shtëpitë pa leje.

Kështu do harrojnë të kërkojnë para e ndihma nga qeveria…

Ndërkohë, gjithkush që shpëton gjallë nga ky virus tja dijë për nder Bosit, “Babait të këtij Kombi”. Ç’vlerë kanë lekët para jetës që na e fali për së dyti Ai…!?

Unë kështu e lexoj sjelljen e Bosit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 20 raste të reja, shkon në 243 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri
Previous article ZBULIMI I ISH-DEPUTETIT TË PD/ Strazimiri: Edi Rama i dërgoi 30 mjekët shqiptarë në Itali, për t’i bërë karshillëk Merkelit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT