• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ 20 raste të reja, shkon në 243 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ 20 raste të reja, shkon në 243 numri i personave të prekur me COVID-19 në Shqipëri

31 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shkon në 13 numri i viktimave, 243 të prekur me koronavirus! 20 raste të reja sot.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.
Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.
Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë                 129 raste
– Durrës                  26 raste
– Lushnje                4 raste
– Elbasan                 5 raste
– Fier                       23 raste
– Kavajë                  4 raste
– Rrogozhinë        2 raste
– Korçë                    15 raste
– Vlorë                   5 raste
– Shkodër                8 raste
– Lezhë                   5 raste
– Berat                    1 rast
– Has                      2 raste
– Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
– Pukë                       3 raste
– Mirditë             2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë! Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19“, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mjeku Tritan Kalo: Këto janë 6 pikat që na ndihmojnë të mbrohemi nga COVID-19
Previous article "MOS KUJTONI SE DO T'JU NDIHMOJË RAMA"/ Ylli Manjani: Po dolëm gjallë nga ky virus, do ngrohemi në diell se s’do kemi bukë të ham

Delo.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT