• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MONTIMI I “BABALES”/ Del FOTO: Kush është Fredi Alizoti, KUNATI që imitoi Agron Xhafajn
Home
Breaking News

MONTIMI I “BABALES”/ Del FOTO: Kush është Fredi Alizoti, KUNATI që imitoi Agron Xhafajn

9 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një telefonatë e bërë në 1 Qershor 2018 nga Fredi Alizoti drejt Sallës Operative të Policisë së Fierit ka qenë surprizuese për Prokurorinë për Krimet e Rënda, që përgjonte prej dy javësh komunikimet e tij. Në këtë telefonatë 45-vjeçari pranonte para një zyrtari policie se dëshmia e Babales ishte false. Dy minuta më vonë ai ka pranuar të njëjtin fakt në një telefonatë me drejtuesin e Policisë së Fierit.

“Ajo që është bërë në përgjime. Ajo që është bërë me Babalen në përgjime. Kam qënë unë që e kam bërë. Unë kam qenë në vend të Agronit. Na premtuan 200 mijë euro. Unë s’i kam marrë asgjë. Mori Berti 70 mijë euro dhe iku, e kupton. Jam i sigurt dhe me dorën në zjarr”.

Bisedat që i kanë dhënë një kthesë të fortë hetimit zbardhen në vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda që caktoi masat e sigurisë për Alizotin dhe Olldashin, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABC News”.

Vendimi hedh dritë mbi dëshmië e dhënë nga Fredi Alizoti në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Sipas gjykatës, rreth muajve tetor-nëntor 2017 Babalja i ka thënë se donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafajn, por nuk po i gjendet doitë anën sepse ai nuk e afronte. Babalja i kishte thënë gjithashtu të bënin një regjistrim ku Alizoti të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj dhe si shpërblim do të merrnin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Alizoti ka deklaruar më tek se biseda është regjistruar tek një lokal në Vlorë, përballë me atë të Agron Xhafatj dhe zëri në regjistrim ishte i tij, por nuk i kishte marrë paratë e premtuara. Në pjesën arsyetuese të vendimit, Gjykata vlerëson edhe motivin që ka shtyrë të hetuarit e çështjes në atë që dyshohet të jetë inskenim i një audio-përgjimis.

Sipas gjykatës, Albert Veliu, Babalja, dyshohet se ka pasur motiv përfitimin financiar dhe përfitimin e statusit të azilantit për vete dhe familjen. Përfitimi financiar ka qenë motiv i dukshëm, sipas gjykatës, edhe për Fredi Alizotin. Ndërsa për gazetarin Olldashi, gjykata ngre dyshime se motivi i tij ka qenë denigrimi i figurës së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E GAZETARES/ Arrestohet RUMUNI. Personi i dyshuar është një ENDACAK
Previous article VIDHET BIÇIKLETA E FABRIGAS/ E pabesueshme sa shumë kushton

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT