Cesc Fabregas ka rënë preh e grabitësve.
Mesfushori i Chelseas ka bërë denoncimin në polici pasi i është vjedhur biçikleta elektronike me vlerë 8.500 paund, shkruan “Sky sports”.
Menjëherë policia londineze ka gjetur autorin e kësaj ngjarje.
Bëhet fjalë për një shtetas britanik me emrin Vlad Grigrouta, 24 vjeç i cili akuzohet se ka grabitur paisjen me vlerë të majme.
Biçikleta e Fabregas është një “Greyp G12S”, që kap shpejtësinë maksimale deri në 50 km në orë, ndërsa vlera e saj në tregun e zi mund të shkojë deri në 12 mijë paund.