Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Burime nga Brenda mbledhjes bëjnë me dije se u diskutua për vendimet e Asamblesë, çështjet organizative të partisë.
I pranishëm ishte edhe kryetari i PS, Edi Rama. “Të punohet për organizimin e punës dhe për përfundimin e zgjedhjeve në parti në ato hallka dhe struktura ku ajo ende nuk ka përfunduar”, mësohet të ketë qenë mesazhi kryesor i Ramës.
“Të bëhen zgjedhjet për kryetar partie të Bashkive atje ku është udhëzuar se ata do të mbajnë ose funksionin e Kryetarit të PS ose postet që mund të kenë nëpër institucione të ndryshme. Duhet të punohet me bazën”, tha kryeministri Rama.
Mbledhja e Kryesisë u zhvillua tri ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS, ku u prezantua puna e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes, si dhe projektet gjatë vitit 2018.
Gjithashtu, është diskutuar për çështjet organizative të partisë, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e 2019.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur që në 61 bashki të trajnohet nga një person për përdorimin e portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëduam.al”. ndërkohë, degëve të partisë iu është kërkuar të anëtarësojnë deri në tetor në portal anëtarët e PS.
Asambleja e ardhshme e PS do të fokusohet në pushtetin vendor, ku do të raportojnë kryetarët e bashkive. /AlpeNews.al


