Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar, i riu është paraqitur në spital rreth orës 18:30, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit në rrugë.
Autoritetet bëjnë të ditur se 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Më herët, nga të dhënat paraprake u bë e ditur se Brisku kishte marrë plagë në sup dhe në kurriz. Ai dyshohet se ka deklaruar se është goditur nga disa persona, të cilët nuk i njihte.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.


