Si sot 14 vite më parë, me 9 Janar të vitit 2004 në Vlorë humbën jetën 28 persona.
Ata ishin nisur me gomone drejt Italisë, ndërsa 20 prej tyre u gjeten të mbytur në Brindisi, po ashtu 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Këta persona ishin të moshës 15 deri në 33 vjeç të gjithë nga Shkodra.
U nisën për një jetë më të mirë në Itali ,suke paguar edhe nga 1500 euro për udhëtimin që nuk e përfunduan kurrë.
Sot mbas 14 vitesh Familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas tyre policia e korruptuar, prokuroria dhe gjykatat e paafta e kanë sorollatur çështjen për 14 vite duke mos dhënë drejtësi.
Familjarët dhe anëtarët e shoqatës “9 janari” shpresojnë që me Vettingun të zbardhet ngjarja.



