• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUSH ISHTE SELAMI HASANI, I NJOHUR SI “SEL ÇAMI”? Nga masakra me dy të vrarë në Fier te arrestimi nga RENEA dhe lirimi nga burgu
Home
Aktualitet
Kronikë

KUSH ISHTE SELAMI HASANI, I NJOHUR SI “SEL ÇAMI”? Nga masakra me dy të vrarë në Fier te arrestimi nga RENEA dhe lirimi nga burgu

23 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Selami Hasani, i njohur ndryshe me nofkën “Sel Çami”, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Fier, ishte një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë, për shkak të përfshirjes së tij në një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të regjistruara në këtë qytet.

Hasani kishte qenë i dënuar me 25 vite burg për një ngjarje të përgjakshme të ndodhur më 25 mars 2002, në qendër të Fierit, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës”, ku një përplasje me armë zjarri përfundoi me vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, si dhe të kambistit Esat Tare.

Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit një kalimtar i rastësishëm që u gjend në vendin e gabuar në momentin e të shtënave.

Sipas dosjes hetimore të asaj kohe, në ngjarje rezultuan të përfshirë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha.

Hetimet ngritën dyshime se përplasja e armatosur kishte si zanafillë një konflikt të hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj, një histori hasmërie që ishte përmendur prej vitesh në kronikat kriminale të qytetit.

Pas ngjarjes së rëndë të marsit 2002, Selami Hasani arriti t’i shmangej arrestimit, duke qëndruar për më shumë se shtatë vite në kërkim nga autoritetet.

Arratia e tij mori fund më 12 gusht 2009, kur forcat speciale RENEA ndërhynë në Fier gjatë një operacioni të koduar “Parukieri”.

Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte, efektivët zbuluan dhe sekuestruan dy pistoleta.

Në momentin e arrestimit, Hasani ishte shpallur në kërkim dhe rezultonte i dënuar me 25 vite heqje lirie për përfshirjen në ngjarjen e vitit 2002.

Megjithëse ishte dënuar me 25 vite heqje lirie, Selami Hasani nuk e vuajti të plotë dënimin e dhënë ndaj tij.

Ai doli nga burgu në fund të vitit 2021, pasi kishte kaluar rreth 11 vite pas hekurave, që prej arrestimit të tij në gusht të vitit 2009.

Emri i “Sel Çamit” vijoi të lidhej me historinë e ngjarjeve kriminale të Fierit, veçanërisht me atentatin e vitit 2002 dhe konfliktin e hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj.

Mëngjesin e së dielës, Hasani mbeti viktimë e një tjetër sulmi me armë zjarri, këtë herë në oborrin e banesës së tij, ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë.

Autoritetet po hetojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Reshjet shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, disa fshatra mbeten të vështira për t’u aksesuar
Previous article "E MBAJ LARG RRJETEVE SOCIALE..."/ Anxhela Peristeri flet përt lidhjen dhe planet për dasëm

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ/ Reshjet shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, disa fshatra mbeten të vështira për t’u aksesuar Aktualitet

MOTI I KEQ/ Reshjet shkaktojnë probleme në rrugët rurale të Kukësit, disa fshatra mbeten të vështira për t’u aksesuar

E PËSON KEQ/ Përfitoi 190 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Përfitoi 190 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar (EMRI)

DETAJE NGA VRASJA E SELAMI HASANIT/ U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA E SELAMI HASANIT/ U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT