• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Përfitoi 190 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Përfitoi 190 mijë euro duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar (EMRI)

23 November, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një rast i dyshuar mashtrimi me ndihma humanitare ka shkaktuar reagime në Kosovë, pasi një i ri nga Gjilani dyshohet se ka përfituar afro 190 mijë euro donacione, duke pretenduar se ishte diagnostikuar me leukemi akute dhe kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

Bëhet fjalë për Endrit Azemin, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi hetimet e Prokurorisë Themelore në Gjilan ngritën dyshime se historia e sëmundjes ishte e sajuar.

Sipas organit të akuzës, më 9 nëntor 2026, i dyshuari kishte nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në platformën ndërkombëtare “GoFundMe”, duke kërkuar mbështetje financiare nga qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Në thirrjen për ndihmë pretendohej se paratë do të përdoreshin për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit dhe rehabilitimit nga një sëmundje e rëndë.

Fushata mobilizoi një numër të madh qytetarësh, të cilët kontribuuan financiarisht. Sipas të dhënave të Prokurorisë, shuma e mbledhur arriti në 189.206 euro e 8 cent.

Megjithatë, pas nisjes së verifikimeve, hetuesit konstatuan se të dhënat mjekësore nuk mbështesnin pretendimet e të riut. Sipas Prokurorisë, Azemi nuk rezultonte të vuante nga leukemia akute, sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Fushata për mbledhjen e donacioneve nuk ishte zhvilluar vetëm përmes internetit.

Familjarë të të riut kishin organizuar edhe një pikë fizike për grumbullimin e kontributeve në sheshin e Gjilanit, ku qytetarët mund të dhuronin para për trajtimin e pretenduar.

Në mbështetje të fushatës ishte përfshirë edhe motra e Azemit, e cila kishte publikuar thirrje në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmë financiare për shpëtimin e jetës së vëllait.

Përmes mesazheve emocionale, ajo u kishte bërë apel qytetarëve të kontribuonin sipas mundësive të tyre.

Ndërkohë, verifikimet e mëvonshme të autoriteteve ngritën dyshime serioze mbi vërtetësinë e historisë së paraqitur përpara publikut.

Pas informacioneve të siguruara për rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nisi veprimet hetimore për të zbardhur mënyrën e organizimit të fushatës dhe destinacionin e parave të mbledhura.

Në kuadër të hetimeve, u urdhërua bllokimi i fondeve në llogaritë bankare të identifikuara, me qëllim parandalimin e përdorimit të tyre deri në sqarimin e plotë të çështjes.

Endrit Azemi, i cili ishte shpallur në kërkim policor, u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij u caktua masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Rasti ka nxitur reagime të shumta, pasi qytetarë të shumtë kishin dhuruar para duke besuar se po ndihmonin një person që përballej me një sëmundje të rëndë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit mbetet për t’u përcaktuar nga organet e drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Kapet në SHBA peshku me ngjyrë të verdhë fluoreshente, shkencëtarët habiten nga mutacioni gjenetik
Previous article SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

s.autor

Postime të ngjashme

KUSH ISHTE SELAMI HASANI, I NJOHUR SI "SEL ÇAMI"? Nga masakra me dy të vrarë në Fier te arrestimi nga RENEA dhe lirimi nga burgu Aktualitet

KUSH ISHTE SELAMI HASANI, I NJOHUR SI "SEL ÇAMI"? Nga masakra me dy të vrarë në Fier te arrestimi nga RENEA dhe lirimi nga burgu

DETAJE NGA VRASJA E SELAMI HASANIT/ U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA E SELAMI HASANIT/ U lirua një javë më parë nga burgu, dyshohet se autorët iu futën në banesë

HAKERI SHQIPTAR I GTA 6/ Dënohet me 7 vite burg Aktualitet

HAKERI SHQIPTAR I GTA 6/ Dënohet me 7 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT