• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBI AKADAMINË E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE/ Gjinushi: Ribashkim me ASH. E gjitha bëhet që politika të kthejë sytë nga shkenca
Home
Sociale

MBI AKADAMINË E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE/ Gjinushi: Ribashkim me ASH. E gjitha bëhet që politika të kthejë sytë nga shkenca

8 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi i ka dhënë përgjigje akuzave të deputetit të PD Agron Gjekmarkaj lidhur me pretendimin e tij për shkrirjen e qendrës të studimeve albanologjike. Gjinushi tha nga Shkodra se nuk bëhet fjalë për një shkrirje, por për një bashkim të Akademisë së studimeve albanologjike me akademinë e shkencave.

Kjo po bëhet tha Gjinushi në mënyrë që qeveria apo politika të kthejë sytë nga shkenca dhe për këtë sipas kreut të Akademisë së Shkencave pas 40 vitesh do të mbahet Kuvendi nga akademia e shkencave. Gjinushi këtë deklarate e bëri në aktivitetin për 85-vjetorin e lindjes të akademikut të shquar shkodran Bahri Beci.

“I ngatërruat me pyetjet e politikës. Nuk ka kontradikta të tilla as mendime të tilla. Bëhet fjalë për ribashkim të Akademisë së Studimeve me Akademinë e Shkencave, të cilat vazhdimisht kanë punuar bashkë. Akademitë si rregull kanë në gjirin e tyre, në pjesë të punës së tyre edhe rrjetin e caktuar të instituteve. Ky është një modelet më produktiv që rezulton, aq më tepër në një vend të vogël, i cili s’ka komoditetin të ketë thjesht një akademi honorifike. Kështu që nuk e di nga e keni gjetur këtë fjalën e shkrirjes, bëhet fjalë për ngritje dhe pikërisht është zgjedhur që si hapi i parë të jenë Akademitë, institute albanologjike për vetë faktin që Akademia e Shkencave prioritare ka zhvillimin e shkencave albanologjike. Ndaj do zhvillohet dhe Kuvendi albanologjik pas 40 vitesh, kështu që çdo gjë është me mirëkuptim, në bashkëpunim dhe e gjithë ajo bëhet që qeveria, politika të kthejnë më shumë sytë nga shkenca. Qoftë nga shkencat albanologjike, qoftë nga shkencat e natyrës apo teknologjitë. Sot mbyllëm në Tiranë një nga konferencat më të mëdha ndërkombëtare të nanoteknologjisë”, deklaroi Gjinushi.

Z.Gjekmarkaj tha se është një vendim politik që katër institute me mbi 100 kërkues do të jenë nën urdhrat tuaj pa u diskutuar më parë me ekspertët?

Kuptoj që ke një burim të gabuar i cili është politik. Kush flet në mënyrë politike, nuk u përgjigjem se s’kam punë. Akademia nuk jep urdhra, Institutet janë vetë Akademia. Kuptohet që ASH historikisht është garantia kryesore e mbrojtjes së lirive akademike për institucionet e tjera. Një nga oponencat që duhet t’i bëjë qeverisë është t’i tregojë caqet kur ka tendenca për të rritur kontrollin apo ndikuar në kërkimin shkencor, tashmë në kushtet e demokracisë një utopi.

Ka edhe një debat të rihapur për çështjen e gjuhës shqipe dhe besoj ju keni një rol thelbësor?
Prandaj bëhet dhe Kuvendi, ku janë ftuar të gjithë albanologët. Ka mbi 80 alabanologë nga qendrat e huaja dhe jashtë. Problemi i parë që kemi është të mbrojmë gjuhën nga të tjerët, jo nga vetja. Akademia është duke formulaur dhe një ligj për mbrojtjen e gjuhës. Ndikimet e gjuhëve të tjera. Kurse për sa i takon problemeve të specialistëve për raportin ems gjuhës standarde dhe dialekteve është nëj problem kudo. Dialektet kanë zhvillimin e tyre të lirë, shkalla e përmirësimit të gjuhës standarde është një problem specialistësh dhe nuk shoh ndonjë kontradiktë dhe nuk duhet kthyer në një problem ndarjeje. Është në problem evolucioni që ndodh kudo.

Si është ta shohësh politikën si një akademik?
Një nga premtimet dhe angazhimet që kam bërë kur kam marrë këtë detyrë ishte që ta akademizojmë politikën dhe jo të politizojmë akademinë. Politika shumë debate shterpe, të panevojshme dhe ajo që dëmton më shumë është që kur në vend të debatit për zgjidhje bëhet vetëm debat për interesa partiake. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë në botën akademike sepse shkenca ka ligjet e saj dhe fiton ai që ka më shumë argumente.

Ju vjen keq që ishit politikan, sot që jeni akademik?
Një farë pishmënllëku e kam por iku tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOT ME SHI DHE TEMPERATURA TË ULËTA/ Bie bora e parë e vjeshtës në Maqedoni (FOTO)
Previous article ÇËSHTJA PËR DISPOZITAT E TRAKTATEVE/ Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT