• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA PËR DISPOZITAT E TRAKTATEVE/ Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në
Home
Nderkombetare

ÇËSHTJA PËR DISPOZITAT E TRAKTATEVE/ Polonia vazhdon kursin e konfrontimit me BE-në

8 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake pjesë të së drejtës së BE -së janë të papajtueshme me kushtetutën e vendit. Vendimi mund të nxisë më tej mosmarrëveshjen midis Varshavës dhe Brukselit.

A është e mundur që ligji evropian të ketë përparësi mbi të drejtën kushtetuese polake? Gjykata Kushtetuese polake në Varshavë vendosi që pjesë të së drejtës së BE-së janë të papajtueshme me të drejtën kombëtare polake.

“Përpjekja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndërhyrë në sistemin gjyqësor polak shkel (…) rregullin e përparësisë së kushtetutës dhe rregullin që në procesin e integrimit evropian ruhet sovraniteti”, vendosën gjyqtarët në Varshavë.

Shtyrje disa herë e vendimit 

Konkretisht çështja lidhej me pyetjen nëse dispozitat e traktateve të BE-së, me të cilat Komisioni i BE-së justifikon të drejtën e tij për të thënë një fjalë në çështjet e sundimit të ligjit, janë në përputhje me kushtetutën polake. Gjykata e kishte shtyrë vendimin për këtë çështje disa herë. Si arsye u tha në fund se ishin paraqitur aspekte të reja dhe gjykatës i duhet kohë për të formuluar pyetje në lidhje me to.

Kryeministri Mateusz Morawiecki i kishte kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Polonisë që të rishikonte një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të 2 marsit 2021. Në vendim gjyqtarët kryesorë të BE-së konstatonin se ligji i BE-së mund t’i detyrojë shtetet anëtare të shpërfillin dispozita të caktuara të ligjislacionit kombëtar, edhe nëse është ligj kushtetues. Sipas GJED procedura për emërimet në Gjykatën Supremenë Poloni shkel ndoshta ligjin e BE.

Kjo do të nënkuptonte që GJED-ja mund ta detyrojë Poloninë të shfuqizojë pjesë të reformës së diskutueshme gjyqësore të qeverisë kombëtare-konservatore PiS. Për shkak të reformave Komisioni i BE-së ka nisur tashmë disa procedura kundër qeverisë së Varshavës dhe ka ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED).

Mungesë mirëkuptimi në BE

Komisioni i BE-së reagoi “i shqetësuar” ndaj gjykimit të Gjykatës Kushtetuese Polake. Brukseli do të përdorë “të gjitha mjetet” për të siguruar që ligji i BE-së të respektohet në Poloni, tha Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders. Parimi që ligji i BE-së ka përparësi mbi të drejtën kombëtare dhe karakteri detyrues i vendimeve të gjyqësorit të BE-së janë thelbësore për Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI AKADAMINË E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE/ Gjinushi: Ribashkim me ASH. E gjitha bëhet që politika të kthejë sytë nga shkenca
Previous article PAS SAMITIT/ Deputetja Alt reagon me kritika: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT