• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARIGONA U LA E VDEKUR NË DEREN E SPITALIT/ Hetimet zbulojnë se 18-vjeçarja u përdhunua nga Dardan Krivaça
Home
Aktualitet
Kronikë

MARIGONA U LA E VDEKUR NË DEREN E SPITALIT/ Hetimet zbulojnë se 18-vjeçarja u përdhunua nga Dardan Krivaça

30 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu do të gjykohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, vitin e kaluar në Kosovë.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nxjerrë aktakuzën e plotë ku përshkruan torturat që kishte përjetuar e reja para se të vritej. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

Pas hetimeve, rezulton se Marigona Osmani është dhunuar seksualisht.

“I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon,  pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, thuhet në aktakuzë.

Derisa Krivaça akuzohet për përdhunim ndërsa Arbër Sejdiu akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës.

“I pandehuri Arbër Sejdiu, me 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit, në atë mënyrë fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhunimit, ashtu që së bashku menjëherë hyjnë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilën veprim gjatë qëndrimit në banese e merr disa here”.

Të gjitha këto ngjarje janë të filmuara nga kamerat që ishin të vendosura në dhomë, në banesën e Krivaçës, ku dyshohet se ndodhi vrasja. Sipas Prokurorisë, kamera ka pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjo, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi, si dhe një dhomë tjetër të cilën e kap vetëm një çosh, kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Përpos dhunës seksuale, Osmani është dhunuar fizikisht nga Krivaça me të cilin bashkëjetetonte. Ajo është rrahur me shkop dhe me kabllo. “Në mëngjes Dardani del nga dhoma, para vrasjes vërehen dy të pandehurit në korridor dhe në dhomë duke biseduar disa minuta dhe pastaj hyjnë në dhomë, ku i pandehuri Dardan Krivaça merr një shkop të zi, Arbër Sejdiu, pasi qëndron disa minuta del për pak kohë te dera e hyrjes së banesës dhe shikon nëse dikush është duke i përgjuar, kthehet sërish në dhomë ku gjendet i pandehuri Dardan Krivaça, me të ndjerën Marigona Osmani, ku e mbyll derën dhe qëndrojnë për disa minuta”, përshkruan aktakuza.

Ndërkohë që raporti i autopsisë e vërteton dhunën që është përdorur dhe konstaton arsyet e vdekjes.

Aktakuza përmban edhe dëshminë e nënës së Marigona Osmanit dhe të akuzuarit Arbër Sejdiu, që sipas prokurorisë deklarata e Sejdiut bie në kundërshtim me filmimet e kamerës në banesën e Krivacës.

“Pretendimi se ditën dhe kohën e vrasjes ka qenë në gjumë, nuk qëndron pasi nga video-incizimet rezulton se në kohën kur është kryer vrasja ka qenë në dhomën e së ndjerës së bashku me të pandehurin Dardan Krivaça”.

Marigona Osmani gushtin e vitit të kaluar u dërgua pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u larguan nga vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI 50-VJEÇARE, ME C*CAT VARUR"/ Fifi tregon dramën që përjeton çdo ditë: Adisi me ty duket i pavlefshëm… (FOTO)
Previous article MBARON AFATI/ Nesër nisin gjobat për biznesin e vogël, 9 mijë subjekte ende pa fiskalizim

F.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT