• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MBARON AFATI/ Nesër nisin gjobat për biznesin e vogël, 9 mijë subjekte ende pa fiskalizim
Home
Ekonomi

MBARON AFATI/ Nesër nisin gjobat për biznesin e vogël, 9 mijë subjekte ende pa fiskalizim

30 June, 2022 F.autor Ekonomi

30 qershori është afati i fundit i bizneseve për t’u fiskalizuar. Por, kur ka mbetur edhe një ditë kohë nga mbyllja e procesit, ende sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, 10% e bizneseve të vogla, rreth 9 mijë subjekte, nuk janë fiskalizuar.

Të dhënat i përkasin periudhës nga 1 janari 2021 kur nisi procesi e deri më 27 qershor të këtij viti, ku në fazën e fundit biznes-konsumator numri i bizneseve të vogla që duhet të fiskalizoheshin ishte rreth 90 mijë subjekte.

Në total, detyrimin për t’u fiskalizuar e kanë rreth 120 mijë biznese në të gjithë vendin. Pas këtij afati, tatimpaguesit e biznesit të vogël që nuk janë subjekt i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar  dhe nuk janë fiskalizuar ende do të ndëshkohen me gjobë që sipas ligjit për këtë kategori është 25 mijë lekë.

30 qershori iu ishte lënë si afat pa penalitete bizneseve të vogla, bankave si dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të fiskalizoheshin si subjektet e tjera, pasi ai do të shënojë edhe përfundimin e fazës së tranzicionit të fiskalizimit.

Ndërkohë, edhe bizneset e tjera përfshirë subjektet e mëdha për të cilat sipas Tatimeve procesi ka përfunduar plotësisht, entet që kanë marrëdhënie me shtetin apo edhe subjekte që janë fiskalizuar prej më shumë se një viti duhet të bëjnë rinovimin e certifikatës elektronike pranë AKSHI-t, kostoja vjetore e të cilës është 4 mijë lekë.

Edhe pse procesi duket i paplotë pasi ende 10% e subjekteve të vogla  mbeten jashtë tij duke mos respektuar afatin e përcaktuar, duket se qeveria është e vendosur të çojë përpara fiskalizimin.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, nga fillimi i fiskalizimit e deri më 27 qershor janë pajisur me certifikatë fiskalizimi rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa numri i faturave të lëshuara llogaritet në 407.3 milionë fatura.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARIGONA U LA E VDEKUR NË DEREN E SPITALIT/ Hetimet zbulojnë se 18-vjeçarja u përdhunua nga Dardan Krivaça
Previous article PLAGOSI 3 PERSONA NË ITALI/ Shpallet në kërkim shqiptari i rrezikshëm, policia: Kushdo që ta shohë…

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT