Atentati I mbrëmshëm që tronditi Vlorën në lagjen “Pavarësia”, dha një senjal të forte se shteti duhet të vërë dorë që mos të ketë më ngjarje të tilla. Lagja “Pavarësia” është një zone e larë me gjak ku dihet tanime dy fise luftojnë me njëri tjetrin për ta udhëhequr atë zone.
Mikel Mehmeti I cili u qëllua nga dy atentatorët ka qenë bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në Vlorë.
I plagosur dhe në gjendje kritike Mikel Mehmeti. 41 vjeçari ka marrë një plumb në krahasor dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Informacionet e para bëjnë me dije se aji që ndodhur mbrëmë mendohet të jetë një hakmarrje e familjes Xhaferri e cili para disa kohësh humbën djalin e tyre Arbër Xhaferri.
Vëllezërit Llanaj në Vlorë janë të njohur për hasmërinë me familjen Xhaferi dhe të shumta kanë qenë vrasjet dhe atentatet e kryera mes tyre, përfshi dhe atë që është njohur si masakra e Çoles.
Si nisi konflikti mes dy fiseve në LLanaj dhe Xhaferri
Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferri ka nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysh Xhaferri. Baftjar Llanaj u akuzua për vrasjen e tij.
Në qershor 2011 u ekzekutua Baftjar Llanaj. Policia arrestoi autorin Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit.
Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferri, djali i viktimës Gjysh Xhaferri nga Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Altin Aliaj u la me “detyrim paraqitje” nga Gjykata.
Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit. 1
1 tetor 2017 u plagos në atentat, Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj.
/AlpeNews.al




