Dorëzimi I sotëm në polici I njeriut më të kërkuar në shqipëri I cilësuar si “Eskobari I Ballkanit” bëri jehonë në të gjithë mediat shqiptare dhe ndërkombëtare.
Rëndësia e këtij personi erdhi pasi u bë I njohur dy vite më pare nga mediat greke ku e akuzoni si njeriun e cili ka në dorë trafikun e drogës në Ballkan dhe më gjërë.
Vetëdorëzimi I tij ditën e sotme I gjeti të papërgatitur të gjithë mediat të cilat e moren informacionin nga një status I bërë nga qytetari dixhitali Sali Berisha.
E megjithatë, dihet se Balilajt në Sarandë kanë lidhje të forta politike me LSI-në. Aq sa Klement Balili ishte drejtor I transportit në Sarandë ndërsa nipi I tij Kryetari I Bashkisë së Delvinës. Saga e Klement Balilit duket se mbaroi i cilësuar shpesh nga Ish ambasadori LU “Peshku i madh” apo “Magjistari”. Por sot, duket se “Peshku i Madh”ngeci në rrjetën e policisë.
Klement Balilin e kanë krahasuar me Pablo Eskobarin narkotrafikantin e njohur kolumbian.
Karteli i tij i drogës kishte 80% të shitjeve në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë të ardhura personale prej 21.9 miliardë dollarë në vit. Ai u quajt shpesh “Mbreti i kokainës” dhe ishte krimineli më i pasur në histori, me një vlerë neto të njohur neto prej 30 miliardë dollarësh në fillim të viteve 1990. Ai pas negociatave me qeverinë e Kolumbiane u dorëzua në polici dhe u burgos. Burgu ku rrinte Eskobar ishte kthyer në një vilë ku nuk mungonte asgjë. Edhe pse fati i tij pas kalvarit të përplasjeve të tij me shtetin Kolumbian dhe Amerikan u vra në lagjen ku ishte rritur.
Cilat janë të përbashkëtat midis “Eskobarit” të Ballkanit” dhe “Eskobarit të Kolumbisë”
- Jetonin në vendin ku kishin lindur dhe rritur Pablo në Merida ndërsa Klement Balili në një fshat të Sarandës
- U bënë objekti i medias kombetare dhe ndërkombëtore për shkak të akuzave dhe aktivitetit kriminal që bënin.
- Kishin lidhje të forta politike Eskobarin e Shqipërisë LSI e bëri drejtor ndërsa Eskobarin e Kolumbisë politika e bëri Guvernator.
- Kishin mbështetjen e vendit ku jetonin aq sa ishin gati të jepnin jetën për ta duke i cilësuar si njerëz të mirë.
- Ndihmonin njerëzit e tyre, aq sa shumë qytetarë u shpreheshin se ata janë të pafajshëm dhe nuk duhet të arrestohen.
Përgatiti: AlpeNews.al




