• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIDERËT E BE MBLIDHEN SOT NË BRUKSEL/ I pranishëm edhe Rama! Temat e diskutimeve që pritet të mbahen në samit
Home
Politikë

LIDERËT E BE MBLIDHEN SOT NË BRUKSEL/ I pranishëm edhe Rama! Temat e diskutimeve që pritet të mbahen në samit

17 December, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sot udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me liderët e Ballkanit Perëndimor, takim ky që do të zhvillohet për 4-tin vit radhazi në Bruksel. Samiti organizohet në prag të mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian për këtë vit.Kryeministri Edi Rama është nisur që prej pasdites së djeshme drejt Brukselit.

Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zido të ulen si pararojë e negociatave për anëtarsim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029. Kryeministri Rama dhe homologu malazez Spajiç kanë arritur që të përfshihen në integrimin gradual me përfitimin nga fondet paraanëtarësimit dhe lehtësira të tjera. pritet të fokusohet në gjetjet më të fundit të Paketës së Zgjerimit 2025, me Malin e Zi dhe Shqipërinë në krye referuar arritjeve drejt anëtarësimit. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh do të zërë po ashtu vend qendror, i konsideruar gjerësisht në Bruksel si një nga mjetet më efektive për afrimin e rajonit me BE-në, si ekonomikisht ashtu edhe në aspektin e reformave.

Ky samit do t’i japë një dorë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ku pjesë e diskutimeve pritet të bëhet dhe bllokimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut për shkak të një mosmarrëveshje dypalëshe me Bullgarinë.

Gjithashtu për diskutim pritet të jetë dhe situata politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, prapambetja demokratike në Serbi si dhe Kosova, e cila brenda vitit shkon 2 herë në zgjedhje të përgjithshme.

Ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi.

Axhenda 
16:30 Mbërritja e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor
18:00 – Tryeza e rrumbullakët
19:30 Konferenca për shtyp Ursula Von der Leyen dhe Antonio Costa
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERSONAZHI I NJOHUR I TIK-TOK KRYEN VETËVRASJE/ Postimi prekës i 31-vjeçarit përpara aktit ekstrem
Previous article TRAFIKEMIGRANTËSH DHE KOKAINE/ Shqiptari Ibrahim Sollaku pranon fajin para gjykatës

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT