• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKEMIGRANTËSH DHE KOKAINE/ Shqiptari Ibrahim Sollaku pranon fajin para gjykatës
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKEMIGRANTËSH DHE KOKAINE/ Shqiptari Ibrahim Sollaku pranon fajin para gjykatës

16 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 33-vjeçar shqiptar, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka pranuar akuzat për organizimin e trafikut të klandestinëve dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ibrahim Sollaku, me banim në Wilton Avenue, Southampton, doli para Gjykatës së Kurorës në Winchester, ku u deklarua fajtor për konspiracion në ndihmë të emigracionit të paligjshëm, si dhe për posedim kokaine me qëllim shitje.

“Arrestimi i Sollakut u bë më 5 nëntor në Bournemouth, pas një hetimi të koordinuar mes Njësisë Rajonale Kundër Krimit të Organizuar Jugperëndimor (SWROCU) në Angli dhe autoriteteve policore në Belgjikë.”, raporton BBC.

Në të njëjtën kohë që Sollaku u prangos në Angli, oficerët belgë ndërmorën një aksion paralel, duke arrestuar një tjetër të dyshuar dhe duke ndaluar pesë shtetas shqiptarë. Këta të fundit ishin përgatitur për t’u futur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes një kamioni, një tentativë që dyshohet se ishte orkestruar nga Sollaku.

Drogë në banesë
Përveç akuzës së trafikut të qenieve njerëzore, shqiptari do të përballet edhe me akuzën për trafik droge. Gjatë kontrollit në banesën e tij, agjentët e SWROCU zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 90 doza kokaine, të bëra gati për t’u shitur në tregun e pakicës.

Inspektori i Detektivëve, Adam Smith, komentoi pas seancës gjyqësore rrezikshmërinë e këtyre rrjeteve: “Kriminelë si Sollaku kërkojnë të fitojnë shuma të mëdha duke lehtësuar udhëtimet e paligjshme. Çmimet e larta që ata vendosin shpesh shërbejnë për të financuar dhe forcuar rrjetet e tyre kriminale, duke shkaktuar dëme të mëtejshme në komunitetet tona, zakonisht përmes furnizimit me drogë dhe shfrytëzimit të njerëzve vulnerabël.”

Pas pranimit të fajësisë, gjykata caktoi datën 15 janar 2026 për dhënien e dënimit përfundimtar për Ibrahim Sollakun.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe një shtetas tjetër 55-vjeçar nga Bournemouth, i cili për momentin po hetohet në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDERËT E BE MBLIDHEN SOT NË BRUKSEL/ I pranishëm edhe Rama! Temat e diskutimeve që pritet të mbahen në samit
Previous article TRUPI I DJEGUR NË LLOGARA/ MISTERI rreth vdekjes së ish-efektivit të 'Shqiponjave', hetimet drejt pistës së vrasjes

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT