• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 April, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

1 April, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
La Greqinë për t’u kthyer në Gjirokastrën e saj Jorida Muho, minoritarja në shërbim të qytetarëve të qytetit të gurtë
Home
Intervista

La Greqinë për t’u kthyer në Gjirokastrën e saj Jorida Muho, minoritarja në shërbim të qytetarëve të qytetit të gurtë

16 September, 2022 shqipe.autor Intervista, Politikë

Jorida Muho mori detyrën në vitin 2019 si nënkryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës. Lindur në këtë qytet, rrugëtimi i Joridës vijoi më pas në studime të thelluara universitare dhe pas universitare në Qipron greke. Pas eksperiencave profesionale, Jorida që i përket dhe komunitetit grek në Shqipëri, vendos të rikthehet në Gjirokastrën e gurtë dhe të rifilloj kontributin e saj, këtë herë duke i shërbyer qytetarëve dhe duke u përfshirë në iniciativa të rëndësishme të qytetit. Gjirokastra është qytetit që flet dhe tregon më së miri për arkitekturën, për historinë, për turizmin, ndaj Jorida profesionalisht e gjen veten kontribuese të rëndësishme në këtë institucion të pushtetit lokal. Në anën tjetër, Jorida është dëshmuese se si administrata publike është gjithpërfshirëse në aksesin, mundësinë bazuar mbi meritën dhe vlerat ndaj diversitetit, komuniteteve dhe pakicave etnike.

 

Në 3 vitet e punës në cilësinë e Nënkryetares së Bashkisë së Gjirokastrës, e bindur për vendimin për rikthimin tuaj në Shqipëri? Si kanë qenë këto vite në shërbim të komunitetit?

Pas 3 vitesh vazhdoj të jem edhe më shumë e bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u rikthyer në Gjirokastër. Në cilësinë e zv/kryetarit por më së shumti të një arkitekti, kënaqësi profesional i ushtrimit të detyrës në vendin e lindjes, që në rastin tim është edhe një trashegimi kulturore botërore, është i pakrahasueshem me asnjë vend tjetër.

 

Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi juaj si një e re me ambicie pozitive për të përfunduar studimet e larta dhe më pas për të qenë pjesë e administratës publike?

Unë besoj që Shqipëria në përgjithësi dhe administrata në veçanti ka vend për profesionistë të të gjitha fushave. Përsa i përket vështirësive besoj që s’ka punë pa vështirësi, por me një objektiv dhe qëllim të qartë çdo gjë është e arritshme.

 

Cilat janë disa nga iniciativat e finalizuara për të cilat jeni dedikuar gjatë punës suaj këtu?

Kam qenë me fat që falë suportit financiar të ofruar nga qeveria Shqiptare të jem përfshirë profesionalisht në vepra strategjike me gjurmë të mëdha urbanistike në qytetin e gurtë. Ndër to do të veçoja sidomos ato në qendrën historike, suksesi i të cilave është konfirmuar edhe nga vetë UNESCO.

 

Ju vendosët të riktheheni dhe t’i bashkoheni administratës publike, kur bëni një bilanc tuajin, a ishte ky vendim i duhuri?

Sikurse e përmenda dhe më sipër bilancet nuk janë gjithmonë ekonomike, komike e thënë nga një Gjirokastrit (qesh). Por unë ndihem e plotësuar që kam mundur të jap kontributin tim profesional për qytetin e zemrës.

 

Sipas cenusis të fundit në Shqipëri(2011), 0.87% kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike si pjesëtarë të minoritetit grek. Ju i përkisni këtij komuniteti dhe  Gjirokastra ka një komunitet të gjerë grek. A është ky një minoritet i mirëintegruar në jetën publike, shoqëri?

Bashkëjetesa etnike në qytetitn e Gjirokastrës karakterizohet nga vetë kultura dhe formimi i këtij qyteti. Do të specifikoja që përfshirja e minoritetit Grek në administratën e bashkisë por dhe jo vetëm është në kuota të larta në raport me vetë përqindjen e minoritetit.

 

A ka një qasje tjetër të administratës, të punëdhënësve ndaj pakicave etnike? A ndihen ata pjesë të barabartë të sistemit? Cila është përvoja juaj?

Po e nis me përvojën personale për të theksuar faktin se në Gjirokastër shkrirja e dy kulturave nuk ka lënë me hapësira për diskriminime etnike apo mospërfshirje, dhe kjo vlen jo vetëm për minoritetin Grek por për të gjitha pakicat etnike të bashkisë Gjirokastër.

 

Cilat janë përpjekjet tuaja për ruajtjen e elementëve të kulturës, gjuhës së komunitetit tuaj?

Një ndër fokuset më të rëndësishëm të bashkisë Gjirokastër është përfshirja sociale sidomos me pakicat kombëtare. Ndër nismat e para kanë qenë evidentimi dhe krijimi i urave lidhëse me gjithë të rinjtë e minoriterit Grek të Gjirokastrës jashtë Shqipërisë, bashkëpunimi me bashkitë ku jetojnë këto minoritete dhe sigurisht ndërveprimi kulturor me ta.

 

Administrata publike, është e hapur në respektim të diversitetit, pranimit të tjetrit pavarësisht të ardhurave, përkatësisë etnike, aftësisë ndryshe, orientimit seksual etj?

Gjirokastra karakterizohet nga qytetaria, nuk ka patur dhe sigurisht që nuk ka diskriminime të asnjë lloji. Si një vend kufitar por dhe një qytet i përbotshëm karakterizohet nga gjithëpërfshirja.

 

Ka vend për përmirësim në këtë sektor për ta bërë administratën publike më të hapur, më të pranueshme, më rregullative në këtë kuadër?

Sigurisht që përmirësimi është proces i vazhdueshëm. Duke gjetur rastin nga kjo intervistë do i nxisja të gjithë të rinjtë e minoriteteve ose jo të përfshihen sa më shumë në administratën publike për të dhenë kontributin e tyre në rrugën drejt Evropës.

 

Roli i të rinjve në shoqëri është jetik, ndaj Tirana që po mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), po zbaton gjatë këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian po organizohen një sërë nismash që sjellin mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, diversitetin dhe përfshirjen duke bashkuar të rinjtë.

Faleminderit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin makina luksoze në BE për t’i shitur në Shqipëri, “çmontohet” banda e mashtruesve
Previous article "HARROJINI" ANTIBIOTIKËT PA RECETË/ Manastirliu e prerë: Zero tolerancë, ja plani i masave

shqipe.autor

Postime të ngjashme

14 MAJI/ Açka refuzon Berishën: Në Tiranë jam me Bejkon, do mbështes vetëm kandidatët që kanë logon e PD Intervista

14 MAJI/ Açka refuzon Berishën: Në Tiranë jam me Bejkon, do mbështes vetëm kandidatët që kanë logon e PD

KËLLIÇI PREMTOI TRANSPORT FALAS/ Ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk… Politikë

KËLLIÇI PREMTOI TRANSPORT FALAS/ Ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk…

"DO E KTHEJË SHQIPËRINË NË..."/ Rama inspekton punimet në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman Politikë

"DO E KTHEJË SHQIPËRINË NË..."/ Rama inspekton punimet në kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT