• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HARROJINI” ANTIBIOTIKËT PA RECETË/ Manastirliu e prerë: Zero tolerancë, ja plani i masave
Home
Politikë

“HARROJINI” ANTIBIOTIKËT PA RECETË/ Manastirliu e prerë: Zero tolerancë, ja plani i masave

16 September, 2022 s.autor Politikë

“Plan kombëtar masash për antibiotiko-rezistencën dhe zero tolerancë për dhënien pa kriter të antibiotikëve”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes sociale Ogerta Manastirliu gjatë një takimi të zhvilluar sot me Komitetin Kombëtar të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike.

“Ka ardhur koha për të rivlersuar planin e masave për sa i përket luftës kundër antibiotiko-rezistencës, me mësime të mësuara dhe të nxjerra nga Covid-19. Është shumë e rëndësishme që ky plan masash të fillojë menjëherë, duke patur disa objektiva konkretë: Rishikimi i protokolleve ekzistuese dhe të reja për çdo diagnozë. Mbi të gjitha, duke unifikuar protokollet dhe duke referuar protokolle standarde për diagnozat në spitale. Kjo është emergjente për t’u aplikuar dhe për t’u realizuar. E dyta, trajnimi i stafeve mjekësore për të aplikuar këto protokolle, për të pasur një qasje multidisiplinore kur vendoset terapia e mjekimit”, tha Manastirliu.

Duke folur për nevojën e rritjes së kontrollit për të kufizuar efektet e antibiotiko-rezistencës, Manastirliu tha:

“Jemi duke punuar edhe për të pasur mundësinë që përveç E-prescription për barnat me rimbursim, të kemi këtë sistem edhe për barnat që nuk janë me rimbursim dhe që jepen nga mjekët si terapi mjekimi, për të monitoruar në sistemin parësor trajtimin e qytetarëve në mënyrë sistematike. Patjetër në spitale ky sistem kontrolli duhet të jetë si një sahat, ku çdo muaj çdo spital të ketë një raport që depoziton në ISHP për efektet dhe për të gjithë ato elementë që kanë të bëjnë me rezistencën ndaj antibiotikëve. Të kemi në mënyrë periodike raportime, të cilat më pas do të na shërbejnë në punën tonë për të mitiguar ato efekte të padeshiruara që mund të sjellin, qoftë një mosrespektim të protokolleve apo edhe një neglizhencë -sigurisht jo me dashje- por që mund të dëmtojë në raport me punën e bërë nga mjekët e spitaleve”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit, Ministrja Manastirliu ka kërkuar zero tolerancë për tregtimin e antibiotikëve pa recetë. “Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore duhet urgjentisht të intesifikojë punën përsa i përket kontrolleve të farmacive të rrjetit të hapur, në raport me recetat që lëshohen përsa i përket antibiotikëve dhe verifikimin, nëse kanë antibiotikë të lëshuar pa recetë. Zero tolerancë për farmacitë të cilat i shmangen rregullit dhe ligjit përsa i përket shitjes së produkteve dhe antibiotikëve apo barnave të cilat duhet të shiten vetëm nëpërmjet recetës së mjekut”, tha Manastirliu.

Mbledhja e sotme e Komitetit të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike do të pasohet nga një plan i rifreskuar masash, duke filluar nga kujdesi parësor deri në shërbimin universitar, me synim uljen e efekteve nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dhe efekteve që vijnë si pasojë e antibiotiko-rezistencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article La Greqinë për t’u kthyer në Gjirokastrën e saj Jorida Muho, minoritarja në shërbim të qytetarëve të qytetit të gurtë
Previous article HIDHET NË ERË GODINA/ Vritet me bombë Prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA/ Balla jep porositë nga Rrogozhina: Bashkëveprim i shpejtë mes gjithë strukturave Politikë

PAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA/ Balla jep porositë nga Rrogozhina: Bashkëveprim i shpejtë mes gjithë strukturave

"TETORI ROZË"/ Rama apel grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë, parandaloni surprizat e padëshiruara Politikë

"TETORI ROZË"/ Rama apel grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë, parandaloni surprizat e padëshiruara

"SISTEMI I RI, PËRGJIGJIA NDAJ KRIMIT..."/ Etilda Gjonaj: Po kërcënohen prokurorët, SPAK sot ka nevojë për mbështetje Politikë

"SISTEMI I RI, PËRGJIGJIA NDAJ KRIMIT..."/ Etilda Gjonaj: Po kërcënohen prokurorët, SPAK sot ka nevojë për mbështetje

Facebook Comments

BEN ANDONI/ A po përpiqet Serbia ta “palestinizojë” Kosovën? Blog

BEN ANDONI/ A po përpiqet Serbia ta “palestinizojë” Kosovën?

NAMIR LAPARDHAJA/ Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra Blog

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK Blog

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat… Blog

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT