Vajza 29 vjeçarja mirditore, e cila humbi jetën mbrëmë pasi u plagos në aksidentin e ndodhur pasditen në tunelin e Kalimashit ishte një këngëtare e muzikës popullore.
“Në moshë fare të re, pas një aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Thirres në autostradë, ndërroi jetë këngëtarja Stela Gjoka. Mbaj mend që më kërkoi të vinte që nga Kosova për në “Mirdita Turistike 2017″ me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte në Dasmën Turistike, ndaj atë ditë korriku ajo ishte pjesë e kangës së granisë ashtu e urtë, e qeshur dhe tejet korrekte”- shkruan gazetari dhe publicisti Gjergj Marku në faqen e tij ne FB.
Postimi i gazetarit Gjergj Marku
Ndërron jetë, e mira STELA!
Ne moshe fare te re, pas nje aksidenti tragjik ne dalje te tunelit te Thirres ne autostrade, nderroi jete kengetarja Stela Gjoka.
Mbaj mend qe me kerkoi te vinte qe nga Kosova per ne “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shume Mirditen dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte ne Dasmen Turistike, ndaj ate dite korriku ajo ishte pjese e kanges se granise ashtu e urte, e qeshur dhe tejet korrekte.
Me pastaj dhe ne klipin “Doruntina e Mirdites”.
Jane dy foto qe i kam shkrepur, me sa duket, per ta mbajtur ne kujtese ashtu te qeshur, gjithe miresi e shpirbardhesi te miren STELA!
Ngushellime te thella e te sinqerta, familjes, te afermeve dhe dashamireve te saj, nga artistet e Ansamblit MIRDITA!






