• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si u pakësua popullsia në fshat/ Çfarë shkakoi në 10 vite eksodi rural
Home
Sociale

Si u pakësua popullsia në fshat/ Çfarë shkakoi në 10 vite eksodi rural

13 November, 2017 irahetemaj Sociale

Popullsia rurale në Shqipëri po pëson tkurrje vit pas vit. Në vitin 2016 popullsia që jetonte në fshat përbënte rreth 42 për qind të totalit.

grafik

Në harkun kohor të 10 viteve, popullsia që jetonte në fshatra u zvogëlua me 20 për qind (shiko grafikun). Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale.

Nga të dhënat e përpunuara nga ourworldindata.org, vetëm 36 për qind e popullsisë jeton në zonat rurale në Malin e Zi. Në Maqedoni ky raport është 43 për qind, ndërsa në Serbi 44 për qind.

Më shumë se gjysma e popullsisë në Bosnje Hercegovine, 60 për qind, jeton në zonat rurale.

Për Kosovën mungojnë të dhënat në portal, por sipas llogaritjeve nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2011, popullsia rurale e Kosovës përllogaritej të ishte 61 për qind (më e larta për të gjithë rajonin).

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende bujqësore, por që kohët e fundit po përballen me fenomenin e migrimit, nga fshati në qytet, por edhe në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore. Në këtë të fundit Shqipëria mban vendin rekord të emigrimit të popullsisë.

grafik1

Ndër faktorët kryesorë për pakësimin e popullsisë rurale është edhe urbanizimi, proces i cili  ka të bëjë me transferimin e popullsisë nga fshati në qytet.

Tjetër shqetësim, përpos largimit të popullsisë rurale nga fshati është se në përgjithësi popullsia e larguar nga zonat rurale është e re në moshë, ndërsa në fshatra kanë mbetur pleqtë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në produktivitetin e këtyre zonave.

“Eksodi rural” sipas teorive moderne është argumentuar me industrializimin e bujqësisë, ku për të njëjtin sasi të prodhuar kërkohen më pak njerëz. Por tjetër arsye e “eksodit rural” është edhe mungesa e shërbimeve si ndërmarrjet afariste apo shkollat, të cilat çojnë në shpërnguljen e tyre në kërkim të shërbimeve të munguara.

Në botë

Aktualisht në të gjithë botën popullsia rurale përbën 46 për qind të totalit të popullsisë. Në 2016-n popullsia përllogaritej 7.6 miliardë banorë prej të cilëve 3.3 miliardë jetonin në zonat rurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza që humbi jetën në Rrugën e Kombit, këngëtare e njohur e muzikës mirditore
Previous article Ja kush ja ka kaluar 4x4² Adventure (Foto)

irahetemaj

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT