• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kthimi i ligjit për Teatrin nga Meta/ PD: Një akt i përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës e interesit…
Home
Shqipëri

Kthimi i ligjit për Teatrin nga Meta/ PD: Një akt i përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës e interesit…

27 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për Teatrin.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit”, tha nga selia blu zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

“Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare.

Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri.

Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen!

Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri I Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove.

Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri.

Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës.

Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve.

Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se ishte këmbëngulja e Partisë Demokratike që frenoi projektin shkatërrues të Liqenit me kulla, i fshehur pas parkut të lodrave të fëmijëve.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dijnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga projekti i kullave tek Parku, për të cilin kanë nxjerrë vendim qeverie për zhvendosjen e Gardës së Republikës.

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.

Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës”, shtoi Zhupa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DIBËR/ 55-vjeçarja mbillte KANABIS në vazo. I përpunonte vetë dhe më pas...
Previous article SHPENZUAN 45 MILION EURO/ Pasardhësi i Ronaldos regjistrohet te Real Madrid U-19

g.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT