Një shtetase shqiptare, me banim në qytetin e Dibrës rreth moshës 55-vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ishte një kultivuese e lëndëve narkotike (e llojit Kanabis Sativa).
55-vjeçares i janë sekuestruar lënda materiale e cila është dërguar për hetim.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen A.T., vjeçe 55, banuese në fshatin Okshatinë Bulqizë, pasi në banesën e vjetër në Okshatinë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, dy bimë narkotike si dhe një qese me material bimor me peshë 1.7 kg, e dyshuar si Cannabis Sativa. Neni 284 dhe 283 i Kodit Penal.


