• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në pallat në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, 8 persona të plagosur mes tyre një…
Home
Breaking News

E RËNDË/ Shpërthim i fuqishëm në pallat në Elbasan, humb jetën 83-vjeçari, 8 persona të plagosur mes tyre një…

4 November, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shpërthim i fuqishëm në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë dhe tetë persona të plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Beqir Dardha”, ku shpërthimi në një prej apartamenteve shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë.

Viktima është një 83-vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në vendngjarje. Ndërkohë, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tetë persona, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke shkaktuar shembjen e mureve të apartamentit dhe dëmtimin e një pjese të shkallëve të pallatit. Banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe ekipet e emergjencës.

Pas ngjarjes, strukturat përkatëse nisën evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen për menaxhimin e situatës. Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri, ndërsa spitali ka mobilizuar kapacitetet për trajtimin dhe monitorimin e të plagosurve.

Dyshimet paraprake për shkakun e shpërthimit lidhen me një bombol gazi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Grupet hetimore po punojnë për të zbardhur rrethanat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij
Previous article E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij Aktualitet

ZBULOHET E VERTETA/ 53-vjeçari në Bulqizë nuk u kafshua nga ariu, ARRESTOHEN gruaja dhe djali për vrasjen e tij

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur… Aktualitet

E RËNDË NË ITALI/ E zuri nën vete dera metalike, humb jetën biznesmeni shqiptar! Po punonte në kantierin e ndërtimit kur…

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve Aktualitet

PLANI I QEVERISË/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT