• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIMI NË GREQI/ Greku rrëfen tmerrin: Një burrë i shkurtër e ktheu me…
Home
Jetë

KRIMI NË GREQI/ Greku rrëfen tmerrin: Një burrë i shkurtër e ktheu me…

9 June, 2021 s.autor Jetë

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi nga 3 grabitës më 11 Maj ka bërë bujë dhe ka tronditur opinionin publik. 20-vjeçarja Karolina u mbyt për vdekje nga grabitësit pranë foshnjes së saj 11-muajshe, ndërsa bashkëshorti i saj ishte lidhur.

Ky i fundit, një pilot 32-vjeçar, ka treguar të gjithë dinamikën e krimit. Mediat greke kanë zbardhur deklaratën e tij.

“Duhet të kemi fjetur rreth orës 01:15-01:30. U zgjova kur dëgjova kërcitjen e dorezës së derës. Nuk e kuptova sa ishte ora. Kur hapa sytë pashë 3 burra që hynë në dhomë. Njëri m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte diçka, i thashë që në dhomën e ndenjies ka 10 mijë Euro cash. Ju lutem mos na shqetësoni”.

Më pas, ai tregon se grabitësi tundi Karolinën që të zgjohej. Kjo e fundit filloi të bërtiste. Autori i dytë i drejtoi armën 20-vjeçares.

“Një burrë i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu me fytyrë poshtë nga jastëku. Sapo tentova të reagoja, ai më vendosi pistoletën nga ana e djathtë e qafës, pastaj më hodhi në dysheme”.

32-vjeçari tregon se e pa njërin prej autorëve të krimit. Ai kujton se grabitësit flisnin greqisht shumë mirë, por në një moment dëgjoi që flisnin gjuhë tjetër, që ngjasonte me gjuhën bullgare apo shqipen.

“Njëri kishte buzë të trasha, hundë të mprejtë, fytyrë të rrumbullakët dhe me mjekër, sy të shndritshëm. Kuptova që ishte mbi 35 vjeç, rreth 1.70 metra i gjatë”.

32-vjeçari kujton edhe momentin kur kuptoi që bashkëshortja e tij Karolina kishte vdekur.

“Për shkak se më lidhën sytë e humba vetëdijen për një moment. Kur u zgjova nuk dëgjova asgjë. Nuk e dija sa kohë kishte kaluar. Kur u zgjova pashë gruan time në shtrat pa lëvizur. Duart i kishte të lidhura pas shpinës me disa rroba, ndërsa vajza jonë qëndronte zgjuar pranë saj, por nuk po qante. Përqafova gruan dhe vajzën duke qarë. Pastaj një polic më tha se ajo është larguar, përpiqu të qetësohesh. Do të thotë që kishte vdekur. U shokova, përqafova vajzën dhe zbrita poshtë”.

Policia greke ka krijuar tashmë një identikit të personit që ka përshkruar 32-vjeçari. Hetuesit besojnë se është një shqiptar që drejton këtë bandë grabitësish të rrezikshëm. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 4 POLICË NË VITIN 2009/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Dritan Dajtit
Previous article DEL VOTA E PARË NGA OPOZITA PËR SHKARKIMIN E METËS/ Deputeti: Koha e pandëshkueshmërisë...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT