• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIJIMI I SHTETIT BEKTASHI/ Rama: Ka ardhur koha të vihet në jetë, në shërbim të interesit kombëtar dhe harmonisë fetare
Home
Politikë

KRIJIMI I SHTETIT BEKTASHI/ Rama: Ka ardhur koha të vihet në jetë, në shërbim të interesit kombëtar dhe harmonisë fetare

25 September, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X ndaj kritikave për idenë e krijimit të një shteti bektashi në Tiranë, duke thënë se kanë kaluar kufijtë e fantazive dhe ligësive.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se ka ardhur koha që ideja e krijimit të entitetit bektashi të vihet në jetë, pasi sipas tij është në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar dhe në shërbim të domosdoshmërisë për të ruajtur thesarin e paçmueshëm të tolerancës dhe harmonisë fetare.

Më tej, kryeministri thekson se “nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.”

Sipas kryeministrit, “ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.”

Postimi i kryeministrit Rama:

Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme.

E vetmja gjë që nuk kam dëgjuar të thuhet nga kundërshtarët e zjarrtë të kësaj ideje është qoftë edhe një fjali me kuptim, mbi historinë dhe rolin e bektashinjve në fatet e kombit e të shtetit tonë, se mirë për sfidat e mbijetesës së Urdhërit Bektashi sot e gjithë ditën duket që as nuk do t’ia dijë askush nga ata që çfarë s’po nxjerrin prej goje!

Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë dhe se nevoja e këtij hapi është jo vetëm në harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar, po edhe në shërbim të domosdoshmërisë së investimit tonë të vazhdueshëm për ruajtjen e për pasurimin e thesarit të paçmueshëm të tolerancës e të harmonisë fetare, ku bektashizmi ka meritën dhe rolin e vet të pazëvendësueshëm krahas tre besimeve të tjera.

Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.

Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaqshumëngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

Ndryshe nga komunitetet e tjera, të cilat kanë avantazhin e natyrshëm të përkatësisë në komunitete shumë të mëdha me shtrirje globale – pra kanë edhe mundësi të mëdha mbështetjeje të pandërprerë në rrugën e tyre – komuniteti bektashi është si të thuash “jetim” në këtë këndvështrim. Prandaj afërmendsh që ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë.

Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANIFIKOI ELEMINIMIN E TRUMP/ Ryan Routh akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj kandidatit presidencial
Previous article VRANËSIRA DHE RESHJE LOKALE/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT