• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRANËSIRA DHE RESHJE LOKALE/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

VRANËSIRA DHE RESHJE LOKALE/ Parashikimi i motit për sot

25 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe shira të dobët dhe lokalë, ku më të dukshme shirat do të jenë në dy ekstremet veri dhe Jug të territorit. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira të izoluar vetëm zonat malore verilindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi sërish Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira të dendura në pjesën më të madhe të Kosovës, ku hera herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu, më të mundshme në zonat Jugore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të lehtë të motit dukë bërë që pjesa më e madhe e Kosovës të dominohet nga kthjellime dhe vranesira të shpeshta por pa reshje. Mbeten zonat veriore dhe verilindore me vranësira dhe reshje të pakta dhe të izoluara.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 22°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Do të mbeten prezente vranësirat dhe shirat në të gjithë Republikën e MV, ku më të theksuara reshjet do të jenë përgjatë zonave në veri dhe veriperëndim të territorit të MV duke bërë që herë pas here të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi disi më të pakta; Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në Gostivar e Kërcovë deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Shkup. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por deri e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veriperëndim dhe jugperëndim të kontinentit do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në gadishullin Iberik si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu Europa Lindore; do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë duke sjellë përmbytje në shumë rajone të saj ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante përkatësisht në Europën Veriore, pjesërisht në Europën Qëndrore si edhe Europën Juglindore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIJIMI I SHTETIT BEKTASHI/ Rama: Ka ardhur koha të vihet në jetë, në shërbim të interesit kombëtar dhe harmonisë fetare
Previous article "DO KENI SURPRIZA..."/ Horoskopi për ju sot, 25 Shtator 2024

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Akuza për pastrim parash, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT