• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANIFIKOI ELEMINIMIN E TRUMP/ Ryan Routh akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj kandidatit presidencial
Home
Nderkombetare

PLANIFIKOI ELEMINIMIN E TRUMP/ Ryan Routh akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj kandidatit presidencial

25 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ryan Routh, 58 vjeç, që sipas autoriteteve qëndroi 12 orë në pritje të Donald Trumpit, pranë klubit të tij të golfit dhe shkroi në një letër dëshirën për ta vrarë, u vu të martën nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president.

Ndaj Ryan Routhit rëndojnë dy akuza të tjera për armëmbajtje të paligjshme.

Akuzat pasqyrojnë vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë se ai thuri plane për të vrarë kandidatin republikan, ndërsa drejtoi një armë gjysmë automatike në fushën e golfit në West Palm Beach të Floridas, ku po luante zoti Trump, në 15 shtator.

Ai shkroi një letër në të cilën përshkruante qëllimet e tij.

Çështja i është caktuar gjyqtares Aileen Cannon, e cila në korrik rrëzoi një padi ndaj ish Presidentit që e akuzonte për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago të Floridas.

Aktakuza ishte paralajmëruar gjatë një seancës dëgjimore të ditës së hënë, në të cilën prokurorët argumentuan se 58-vjeçari duhet të qëndronte pas hekurave pasi përbënte rrezik për sigurinë publike .

Ata thanë se i dyshuari kishte lënë një letër disa muaj para se të arrestohej në 15 shtator, e cila bazohej në hipotezën se përpjekja për ta vrarë ish-Presidentin do të dështonte dhe se ai ofronte 150 mijë dollarë për këdo “që do ta mbaronte këtë punë”.

Prokurorët thanë ai kishte mbajtur një listë me data përgjatë muajve gushtit, shtator dhe tetor dhe vendet ku kishte qenë apo pritej të shkonte zoti Trump.

Mundësia për ta qëlluar ish-Presidentin u pengua nga një agjent i Shërbimit Sekret i cili vuri re të armën e të dyshuarit, në shkurret në fushën e golfit në West Palm Beach të Floridas, ku po luante zoti Trump.

Agjenti qëlloi në drejtim të të dyshuarit, i cili u largua me shpejtësi, por më pas u ndalua nga autoritetet në një rajon aty pranë.

Shërbimi sekret ka deklaruar se i dyshuari nuk qëlloi dhe në asnjë rast nuk arriti të kishte një pamje të drejtpëdrejtë të ish-Presidentit, por ai la pas një kamera digjitale, një çantë shpine, një armë gjysmë automatike të mbushur me municion (SKS) dhe një qese plastike me ushqime.

Arrestimi i tij ndodhi dy muaj pasi ish-Presidenti Trump u qëllua dhe mori plagë në vesh në një atentat gjatë një tubimi zgjedhor në Butler të Pensilvanisë. Shërbimi Sekret ka pranuar dështimet që ndikuan në ngjarje, por është shprehur se masat e sigurisë kanë qenë të duhurat për penguar një sulm të mundshëm në Florida.

Fillimisht ndaj 58-vjeçarit u ngritën akuzat për armëmabtje të paligjshme dhe fshirje të numrit të identifikimit të armës. Eshtë e zakontë që prokurorët të ngrenë akuza paraprake më të lehta dhe më pas të shtojnë akuza më të rënda me vazhdimin e hetimeve.

Autoritetet thanë se kishin gjetur në makinën e të akuzuarit 6 telefona, përshirë një ku tregohej se ai kishte kërkuar në Google se si mund të udhëtohej nga zona Palm Beach për në Meksikë.

Po ashtu, iu gjet edhe një bllok shënimesh që përmbante kritika ndaj qeverive ruse dhe kineze dhe shënime mbi hapat që duheshin ndjekur për t’u bërë pjesë e luftës në mbrojtje të Ukrainës.

Në seancën dëgjimore të së hënës u citua edhe një libër i shkruar nga 58 vjeçari vitin e shkuar në të cilin ai kritikonte ashpër qasjen e zotit Trump mbi politikën e jashtme, përfshirë Ukrainën. Në libër, ai shkruante se Irani “ishte lirë të vriste Trumpin” meqë ky i fundit ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Shkrumbohet magazina e një biznesi në Fier, shkak i flakëve një shkëndijë elektrike
Previous article KRIJIMI I SHTETIT BEKTASHI/ Rama: Ka ardhur koha të vihet në jetë, në shërbim të interesit kombëtar dhe harmonisë fetare

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT