• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Kryebashkiakja e Urës Vajgurore: Ndihma me pako ushqimore për 360 familje në nevojë, ilaçe në banesa për të moshuarit
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Kryebashkiakja e Urës Vajgurore: Ndihma me pako ushqimore për 360 familje në nevojë, ilaçe në banesa për të moshuarit

20 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryetarja e bashkisë Urë Vajgurore, Juliana Memaj tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se sot po vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore për 100 familje.

“Ditën e djeshme kemi shpërndarë pako ushqimore për 100 familje. Ndërsa më datë 18.03.2020, 50 pako. Edhe sot kemi nisur punën për shpërndarjen e ndihmave në 100 familje të tjera. Kemi ngritur shtabin prej 20 personash, të cilët po ndihmojnë në shpërndarje, në të gjitha njësitë administrative. Ne kemi përfunduar listën me emrat e pensionistëve të vetmuar dhe familjeve të varfra. Në tërësi janë 360 familje, 300  pensionistë të vetmuar, dhe 60 janë familje të varfra. Do të vijojmë shpërndarjen në çdo familje, -tha ajo.

Më tej, Memaj sqaroi se ka nisur të zbatohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, për dërgimin e ilaçeve pranë banesave të të moshuarve, në mënyrë që të mos lëvizin prej shtëpive të tyre.

“Deri tani u kemi ardhur në ndihmë 6 familjeve pensionistësh, me barnat të cilat ja kemi dërguar pranë banesave të tyre. Grupet e terrenit janë të pajisur me maska dhe doreza si dhe ruajnë distancën sociale kur dërgojnë ilaçet tek të moshuarit. Jemi në gatishmëri të të gjithë qytetarëve në nevojë, në këto ditë të vështira, veçanërisht për të moshuarit dhe pensionistët, të cilët në mënyrë kategorike nuk duhet të lëvizin prej banesave. Ne si bashki, jemi vënë në dispozicion të plotë të tyre”, -tha Memaj.

Ajo u bëri apel qytetarëve të respektojnë vendimet e qeverisë, në mënyrë që të gjithë të jenë të sigurt.

“Ne nuk kemi pasur problematika, qytetarët janë të ndërgjegjësuar lidhur me situatën. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë Urë Vajgurore, të respektojnë çdo udhëzim të qeverisë për masat e marra, sepse është në interesin tonë të përbashkët, në mënyrë që të jemi të gjithë të shëndetshëm dhe të mos cënojmë jetën e askujt.  Jemi pranë jush në çdo moment.  Jemi duke punuar që nga nesër të vëmë në dispozicion edhe numrin jeshil, 08007161 për adresimin e problematikave të shfaqura ,në territorin e bashkisë Ura Vajgurore , për t’i ardhur në ndihmë çdokujt. Sot më shumë se kurrë jemi bashkë në këto ditë të vështira”, -përfundon Memaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI RAMA I PËRGJYSMOI RROGËN/ Rebelohet Lefter Maliqi: Edhe djall të ishe do kishe pak shpirt
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbretëresha Elisabeth II: Po hyjmë në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT