Kryeministri Edi Rama vendosi që të përgjysmojë rrogat e ministrave dhe deputetëve për të ulur shpenzimet nga buxheti i shtetit, në mënyrë që këto fonde të shkojnë për “luftën” kundër koronavirusit.
Por kjo duket se nuk ka mjaftuar për deputetin Lefter Maliqi, i cili thotë se Rama duhet të anullojë koncesionet, që të përdori paratë për këtë fatkeqësi.
Maliqi thotë se Rama mund t’ua heqë të gjithë rrogën deputetëve, por kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të ndihmuar vendin.
Postimi i Lefter Maliqit:
Piktor deshtak dhe djall te ishe do kishe pak shpirt.Aktori sharlatan e aventurieri i shqiptareve,njeriu i 1001 mekateve thote do pergjysmoj pagat e deputeteve dhe ministrave,shoë mediatik,hiqja te gjithe rrogen vetem shqiptaret te jene mire.Po me kete pergjysmin nuk nxjerr asgje ne shesh dhe ske cfare te ndihmosh.
Ndrysho buxhetin o i lig,anullo 120 milion euro te koncesioneve ,se taksat e shqiptareve jane dhe perdori per kete fatkeqesi ,boll manipulove me fjalet ,boll u qave,boll i mashtrove,nenshrove,varferove e perbuze shqiptaret.Vetem keto dy jave ke bere disa tendera ne shumen 50 milion euro o i babezitur.
Ti spyet as per parlament as per qeverin as per institucionet as per popull,te ka mbyt deliri.Ka ardh koha qe populli t’ja u rrembej jo milionat e eurove por miliardat e eurove qe ke ti me ministrat,drejtoret e pergjithshem dhe oligarket , jane para te pista,para korrupsioni,jane djersa,mundi i shqiptareve.Boll dole ne televizor se je bere i padurueshem i neveritshem. Je fatkeqesia me e madhe per Shqiptaret.
Populli duhet ta shkul Parlamentin dhe Qeverin me ty ne krye si uzurpator,jo legjitim,dhe vendi te kaloj ne zgjedhje te parakohshme se po i vret cdo dit me panik shqiptaret.Sot eshte dita jote per gjoba ndalime,pezullime,burg,varferi,frike e panik ndaj popullit tend,ti je fatkeqesia e ketij vendi.


