• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Gjonaj flet për situatën në burgje: Nuk ka vend për panik, ja masat e marra
Home
Aktualitet
Drejtësi

KORONAVIRUSI/ Gjonaj flet për situatën në burgje: Nuk ka vend për panik, ja masat e marra

9 March, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka siguruar se nuk ka vend për p anik në sistemin penitenciar sa i përket situatës së krijuar pas ala rmit për rrez ikun nga koronav irusi.

Gjonaj nënvizon se po vijojnë intensivisht përgatitjet për masat që do të merren në bazë të protokollit shtesë shëndetësor, i cili sipas saj është në përputhje të plotë me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, ajo thotë se është ndërmarrë një trajtim posaçëm kujdesi shëndetësor ndaj të moshuarve, të së murëve kronike dhe atyre që hyjnë për herë të parë në institucion.

Edhe pse deri më tani situata paraqitet e qetë, Gjonaj siguron se ka masa të shtuara sa i përket personelit shëndetësor që shërben në institucionet penitenciare.

Gjithashtu, ajo thotë se nëse do të shihet e nevojshme më tej, do të përshkallëzohen masat duke kufizuar takimet e të b urgosurve me familjaret.

Ndërkohë, paralelisht ministria e Drejtësisë thotë se janë marrë masa për zgjatjen e kohës së veprimeve telefonike dhe njëkohësisht shqyrtimi i mundësisë për lidhje me skype mes të dë nuarve dhe familjarëve.

Denis Dyrnjaja: Fillimisht do të ndalemi tek situata e fundit që lidhet me coronav irusin në Shqipëri. Sot nisi aplikimi i masave kushtëzuese, nga të cilat nuk do të shpëtojnë as të dë nuarit në bu rgje dhe parabu rgime. Çfarë do të ndodh në bu rgje?

Etilda Gjonaj: Në fakt ne kemi marrë disa masa paraprake para se Qeveria të dilte me vendimin e sotëm. Kanë qënë disa masa paraprake parandaluese me qëllim që jo vetëm të verifikonim të gjitha kushtet pajisjet, të mbrojtjes së stafit shëndetësor në institucionet penitenciare, por njëkohësisht duke përgatitur edhe protokollet nëse do të kishte raste që do evidentoheshin në Shqipëri. Dhe që dje në mesnatë ku u përfshi protokolli i rekomanduar edhe nga OBSH për masat e përgjithshme lidhur me parandalimin e coronavi rusit, në momentin që u identifikuan 2 rastet e para. Unë kam firmosur 2 urdhëra sot në mëngjes, duke vendosur në radhë të parë zbatimin e protokollit shtesë i cili ka të bëjë me masa të shtuara shëndetësore.

Sidomos me një kujdes të veçantë me grupe specifike siç janë ata që vuajnë nga së mundje kronike, kategoritë e të moshuarve që ndodhen në institucionet penitenciare, por njëkohësisht edhe ata të cilët hyjnë për herë të parë në institucion dhe do duhet të qëndrojnë në një observim pak më të gjatë nga ajo çka parashikuar rregullorja e b urgjeve, duke ju përshtatur edhe afatit të përcaktuar nga afati i protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përtej faktit që institucionet e bu rgjeve janë absolutisht të sigurta dhe nuk ka vend për pa nik për personat që ndodhen aty, si për punonjësit apo personat që i është privuar liria, për faktin që ne do të marrim dhe do të shikojmë edhe masa të tjera të cilat do ti përgjigjen gjithmonë kujdesit dhe mbrojtjes së shëndetit të këtyre personave që ndodhen aty.

Denis Dyrnjaja: T’ju bëj një pyëtje që besoj duhet të ketë logjikë në këtë rast. Unë jam një person që kam një të afërmin tim të bu rgosur, mund të jem bartës i sëm undjes dhe kërkoj një takim dhe mund ta sjell vi rusin në bu rg. Është parashikuar kjo gjë? Do ketë reduktim të takimeve ose masa të pezullimit të takimeve?

Etilda Gjonaj: Në masat paraprake që ne kemi ndërmarrë ka të bëjë pikërisht me zbatimin e protokollit të shërbimit shëndetësor, duke krijuar dhe kushtuar një kujdes të veçantë edhe stafit shëndetësor që trajton personat e dë nuar në institucione apo punonjësit e policisë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët e të dë nuarve. Aktualisht ne jemi në këto masa që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, pastaj do të kemi një paln B nëse do të kemi një shtim të rasteve dhe gjithmonë në interes të shëndetit të atyre që ndodhen brënda. Më pas të kemi edhe pe zullim të takimeve.

Denis Dyrnjaja: Që është një masë më dr astike….

Etilda Gjonaj: Është një masë më dras tike. Aktualisht do shikojmë reduktimin e takimeve me familjarët aq sa mundet, por nga ana tjetër kemi shtuar masat për të rritur numrin e komunikimeve telefonike të të dënuarve me familjarët, dhe po merremi me një formë tjetër sot, që ka të bëjë me komunikimin nëpërmjet SKYPE të të dënuarve me familjarët.

Denis Dyrnjaja: Pë të mbajtur një lloj distance dhe për të mos hu mbur komunikimin.

Etilda Gjonaj: Për të mos humbur komunikimin, por duke parë që gjithmonë situata të tilla krijojnë panik megjithëse nuk ka vend për panic, të kenë mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejtë me familjarët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI/ Sazan Guri: Ku pyesin shqiptarët nga sëmundjet, jemi më të fortë se kombet e tjera. Mjeku: Çfarë flet kështu…
Previous article LAJME TË MIRA NGA KINA/ Bie numri i të prekurve me koronavirus, mbyllen 11 spitale

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT