• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI/ Sazan Guri: Ku pyesin shqiptarët nga sëmundjet, jemi më të fortë se kombet e tjera. Mjeku: Çfarë flet kështu…
Home
Aktualitet
Kronikë

DEBATI/ Sazan Guri: Ku pyesin shqiptarët nga sëmundjet, jemi më të fortë se kombet e tjera. Mjeku: Çfarë flet kështu…

9 March, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus. Dy personat e prekur janë babë e bir, njëri 28 vjeç dhe tjetri 54 vjeç.

Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe strukturat tona të Urgjencës Kombëtare dhe ISHP-së janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

Në programin “Rudina” këtë pasdite për të folur për situatën aktuale ishin të ftuar mjeku infeksionist Pëllumb Pipero dhe ambientalisti Sazan Guri.

Sazan Guri: Unë mendoj që shqiptari është racë parake, është racë pellazge, shumë veta nuk e besojnë këtë, nuk duan ta dinë dhe si racë e parë ka një gjak 0 negativ, ka gjak më të fortë se të tjerët.

Ka një antropologji dhe një imunologji të lindur parake dhe duke qenë parake, gjithë të tjerët janë transformuar pas saj dhe shqiptarët janë ushqyer.

Po ta vësh re gripi i 1918-1928, 10 vjet që zgjati dhe mori jetën e 50 milionë njerëzve, shqiptarët ishin më të paprekshëm në atë kohë, për shkak të një ushqyerje, të ushqimeve që janë me origjinë mesdhetare.

Vegjetacioni, përbërja e strukturës njerëzore, antropologjisë, shqiptari është më shumë rezistent.

Pëllumb Pipero: Tani nuk mund ta lejoj më Sazanin të vazhdoj të flasë kështu. Të lutem, të kërkoj ndjesë profesor.

Sazan Guri: S’ka problem, po ç’ke o burrë i dheut.

Pëllumb Pipero: Unë jam profesor i sëmundjeve infektive!

Sazan Guri: Po s’thashë gjë unë!

Pëllumb Pipero: Natyrisht ne që merremi me sëmundje infektive, e dimë shumë mirë sesa imunitet që kanë shqiptarët, sa të imunizuar jemi, sa vulnerabël jemi ndaj sëmundjeve infektive.

Unë mendoj që në këtë situatë ku jemi tashmë, përpara një epidemie me shumë të panjohura, përpara një virusi që shumë pak gjëra i dimë. Ne dimë vetëm majën e ajsbergut tani, pjesa më e madhe është ende e pazbuluar.

Të tilla hipoteza apo qofshin dhe teori që nuk janë studime, janë teza dhe hipoteza, por jo një bazë të vërtetë shkencore mendoj që na shpërndajnë vëmendjen.

Duhet medoemos mos e shpërndajmë vëmendjen në të gjitha gjërat.

Do më vinte shumë keq, që të jem në një panel, ku të diskutohen ca gjëra që kam 1 mijë e një argumente për ta hedhur poshtë.

Prandaj ta bëjmë më serioz diskutimin të lutem.

Sazan Guri: Ashtu siç kam dhe unë 1 mijë e ca që thotë mjekësia.

Pëllumb Pipero: Nuk besoj se është vendi për debat këtu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT E KORONAVIRUSIT/ Merret vendimi, mbyllen konviktet deri në 3 prill
Previous article KORONAVIRUSI/ Gjonaj flet për situatën në burgje: Nuk ka vend për panik, ja masat e marra

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT