• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen, shpresë për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve të infektuar
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Dy laborantë shqiptarë gjejnë zgjidhjen, shpresë për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve të infektuar

23 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kura kundër koronavirusit dhe mjetet për shërimin e pacientëve që janë të infektuar janë kryefjala në cdo vend të botës aktualisht, teksa numri i viktimave dhe të prekurve rritet cdo ditë. Një nga mjetet e domosdoshme për pacientët në stad të rëndë është ventilimi, që siguron frymën e nevojshme artificiale.

Stomatologu Gjergji Dilo në një postim në Facebook shkruan se dy laborantët dentarë Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kanë marrë përsipër me shpenzimet e tyre, të prodhojnë në laborator pjesë të aparateve të ventilimit. Kjo gjë, thotë ai, do të mundësonte shpresat për të mbajtur në jetë 4-fishin e pacientëve që janë rëndë dhe kanë nevojë për ventilim.

“Pershendetje te gjithe miqve qe njoh apo nuk njoh nga afer!!! Besar Lalike dhe Eldian Cepeli kane marre persiper me shpenzinet e tyre, te prodhojne ne laborator pjese te aparateve te ventilimit. Keto pjese do mundesojne qe me nje aparat te vetem te lidhet dhe te mbahet ne jete jo 1 por deri ne 4 paciente.

Kjo gje do na mundesonte shpresat per te mbajtur ne jete 4 fishin e pacienteve qe jane ne stad te rende dhe kane nevoje per ventilim. Ky status imi nuk eshte qe ju te jipni like apo ti thoni bravo ketyre cunave. Ky status imi eshte apel per ndihme te tere profesionisteve dentare: kush disponon rezine per printer ky eshte momenti kur duhet me shume se kurre!!!

Nuk eshte momenti te prodhojme dhembe apo proteza te bukura…eshte momenti te shpetojme jete!!! Jemi perballe nje armiku te padukshem dhe ne cdo gje qe bejme eshte nje shprese qe jete njerezish mos humbin!!! Sebashku mund tja dalim, secili prej nesh mund te japi kontributin e vet sado te vogel. Kujtoni se dhe oqeani eshte i perbere nga pika te vogla!!! Jemi me ty Prof. Arben Gjata, sebashku mund tja dalim!!!” shkruan ai. Ndërkohë që në Itali, dy profesorë reanimatorë të shkencave Mjekësore të Universitetit të Bolonjës kanë krijuar një qark, i aftë të për të lidhur një respirator në dy pacientë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET TI DINI/ Mënyrat më të sigurta për të pastruar celularin
Previous article KORONAVIRUSI/ Spanja regjistron 462 vdekje në vetëm 24 orë, dita më e keqe nga fillimi i epidemisë

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT