Spanja ka filluar javën e dytë të izolimit nga koronavirusi me të dhënat më të këqija duke e çuar numrin e vdekjeve në 462 personave në vetëm 24 orët e fundit.
Kjo ishte edhe rritja më e madhe ditore e regjistruar deri më tani, ndërsa në total numrii vdekjeve në gadishullin iberik ka arritur në 2,182, ndërse i të prekurve është 33089, nga të cilët janë shëruar plotësisht 3,355 persona.
Sipas El Pais këto të dhëna konfirmojnë atë që kanë treguar trendet e ditëve të fundit, që Spanja po ndjek shumë nga afër trendin e Italisë që është vendi më i goditur nga koronavirusi në botë.
“Ne po shohim ngarkesë në spitale midis dy ose pesë ditëve më parë. Kulmi mund të arrijë këtë javë“, tha koordinatori i emergjencave, Fernando Simon.
Frika e madhe është se një tërheqje e nxituar e masave të kontrollit të vendosura nga qeveria do t’i japë vendin një valë të dytë të sëmundjes që ekspertët parashikojnë se është më e keqe se e para. Në këtë kuptim, Qeveria ka nxjerrë në pah “efektivitetin e lartë” të masave të miratuara “që kanë ulur 88% të trafikut në fundjavë”, “40% të transportit” dhe “91% të trafikut ndërkufitar”.
Qeveria thekson se mee këto të dhëna, nuk është koha për të aplikuar kufizime të reja ose për të paralizuar më tej aktivitetin ekonomik.
“Vendi ynë nuk është Kina. Këtu preken të gjitha komunitetet dhe ne duhet të vazhdojmë të mbajmë një aktivitet ekonomik minimale që garanton jetesën e të gjithë popullatës në nivele të duhura“, tha Simón.
10% e të infektuarve, 3,355 persona, tashmë janë larguar pas shërimit nga koronavirusi, ndërsa 3.910 profesionistë shëndetësorë janë infektuar në vendin e tyre të punës.
Sipas bashkësive, Madridi vazhdon të udhëheqë me numrin më të lart të vdekjeve me 1.263. Pasohet nga Katalonia (245), Vendi Bask (120), Castilla-La Mancha (145), Castilla y León (102), Valencia (94) dhe Andaluzia (58).