• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA BIZNES I FAMILJES/ Shqiptarët që ndërtuan “SKEMA” si në filma. Nga 40 vjeçarja me marketin e drogës tek… (FOTO)
Home
Ekskluzive

KOKAINA BIZNES I FAMILJES/ Shqiptarët që ndërtuan “SKEMA” si në filma. Nga 40 vjeçarja me marketin e drogës tek… (FOTO)

23 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Bizneset e kokainës në botë duket se kanë thuajse gjithnjë një shqiptar në bandë, ose kreun e bandës, ose ose edhe një familje të tërë.
I tillë ishte rasti që ndodhi sot ku babai me dy djemtë e tij u arrestuan në Itali pasi akuzohen për shitje të drogës së cilësisë së parë.
E megjithatë, duken se shqiptarët e kanë kthyer në modë, pasi familjet që  drejtojnë një biznes kokainë nuk janë të pakta.
Kujtojmë këtu rastin e 40 vjeçares e cila drejtonte një market me djalin dhe dhendrin e saj.

Babai dhe dy djemtë shpërndanin drogë në Itali


Një familje shqiptare është surprizuar nga policia italiane, pasi trafikonin lëndë narkotike.

Siç raportojnë mediat italiane babai dhe dy djemtë e familjes shpërndanin kokainë në zonën e San Mauros Pascoli.  58 vjeçari  M. H., kryefamiljari shqiptar u dënua me 16 muaj burg dhe 800 euro gjobë, ndërsa dy djemtë e tij (28 dhe 33 vjeç) u ndoqën të lirë .

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia arriti të gjente rreth 20 mijë euro, 30 gr kokainë e pastër dhe një peshore.


Shqiptarja që drejtonte marketin e drogës me djalin dhe dhendrin


Një shqiptare 40-vjeçare, djali i saj 23 vjeçar dhe dhëndri 28-vjeçar janë arrestuar nga policia e Lucas në Itali për shitje droge, mes klientëve edhe shumë minorenë. Droga ishte kthyer në një biznes familjar, për gruan dhe njerëzit e saj, me fitime që u kishin mundësuar të blinin brenda vetëm dy vjetëve prona e toka. Çdo ditë, pasi çonte vajzën e vogël, Adelina Lisi, kthehej në shtëpi ku merrej me përgatitjen e kokainës, marijuanës e hashashit për shitje, bashkë me të birin, Hasan, dhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu. Policia ka sekuaestruar dy kile marijuanë, një kile hashash dhe 15 gramë marijuanë, bashkë me materialet për ambalazhim.

Klientët vinin që në 8 të mëngjesit, i binin ziles dhe prisnin në sheshpushimin e shkallëve. Pas pak vinte gruaja ose njëri nga dy të tjerët që merrnin porosinë, verifikonin që klientët i kishin paratë, e ktheshin për të përgatitur dozën. Gjithçka është kapur nga një kamera e jashtme dhe nga përgjimet e bisedave.

Biseda krejtësisht të qarta, ngaqë bashkëbiseduesit nuk dyshonin se po filmoheshin apo përgjoheshin; kërkonin “koka”, “bar”, “tym”.

Çdo ditë bëheshin nga 25 në 60 shitje, nga 8:30 në mëngjes deri në 11 të darkës apo deri në mesnatë, me çmim të precizuara mirë: një dozë kokainë 0.8 gramë kushtonte 60 euro, një gramë marijuanë nga 5 në 10 euro, sipas cilësisë.

Familja e shqiptarëve akuzohet për shitje droge në Angli, del në gjyq

Tre shtetas shqiptarë, të së njëjtës familje, kanë dalë përpara gjyqtarëve të “Portsmouth Crown Court”, të akuzuar për shitje kokaine dhe pastrim parash gjatë periudhës Qershor 2013 – Tetor 2014.

Skënder Ymeraj, 25 vjeç; vëllai i tij Lorenc Ymeraj, 31 vjeç; si dhe Lulejta Ymeraj, 30 vjeç, të tre me banim në qytetin Portsmouthit, ishin pjesë e një grupi kriminal prej 14 vetash të arrestuar disa muaj më parë.

Prokurori Barnaby Shaw i tha gjykatës se, vëllezërit Skënder dhe Lorenc Ymeraj ishin në kontakt me një tjetër shqiptar, Agim Deganin, i cili ishte në një burg në Uells.

Agim Degani, i cili tashmë është liruar nga burgu dhe është dëbuar në Shqipëri, – tha prokurori, – në kohën e vuajtjes së dënimit i lidhi vëllezërit Ymeraj me një person në veri të Londrës, i cili njihej me pseudonimin “Logistics”.

Sipas prokurorit, Degani organizoi shitjen e drogës te Samuel McNamee, anëtar i këtij grupi kriminal.

Mediet lokale në Portsmouth, që raportojnë këtë proces gjyqësor, shkruajnë se Lorenc dhe Skënder Ymeraj akuzohen për shitje droge të cilësisë së parë.

Ndërsa Luljeta Ymeraj akuzohet për posedim me dijeni të përfitimeve monetare dhe materiale, të siguruara nga aktivitete kriminale gjatë periudhës 3 mars 2010 deri më 21 shtator 2014.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË SEMAN/ Prefekti i Qarkut të Fierit: Jemi të gjithë në këmbë, situata është nën kontroll
Previous article KUQEZI që në FËMIJËRI/ Shikoni si ka qenë i vogël TALENTI më i ri i MILANIT (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT