• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KEMI PËRMIRËSUAR SHËRBIMIN E AUTOBUSËVE…”/ Veliaj: Çdo stacion me tabelë informuese elektronike
Home
Sociale

“KEMI PËRMIRËSUAR SHËRBIMIN E AUTOBUSËVE…”/ Veliaj: Çdo stacion me tabelë informuese elektronike

22 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi shërbimin e linjës nr.2 të urbanëve që operojnë në kryeqytet, e cila ka rinovuar plotësisht flotën e autobusëve të saj. Nga Teminali Lindor i Autobusëve, Veliaj tha se me flotën e re shërbimi i transportit është përmirësuar ndjeshëm, por vuri në dukje edhe transformimin që do të ndodhë në vijim zbatimin e projektit të korsive të shpejta dhe sistemin “Urbani”.

“Këtë verë e kemi përmirësuar më shumë shërbimin e autobusëve, ndaj më vjen mirë që linja nr.2 ka rinovuar flotën e saj. Këtë linjë e vendosëm në shërbim në vitin 2017, për t’i shërbyer qytetarëve që banojnë midis zonës së TEG-ut, Liqenit të Thatë dhe Kopshtit Zoologjik, duke u future mes për mes Tiranës, me destinacion përfundimtar ish-stacionin e Trenit. Me flotën e re shërbimi është përmirësuar ndjeshëm pa e rritur çmimin e biletës. Çmimi i bletës së autobusit në Tiranë është më i ulëti në rajon, më i ulët se në Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë apo Beograd. Nuk do të ketë asnjë lëvizje të çmimit, edhe pse inflacioni në 10 vitet fundit ka bërë të vetën dhe çmimet e tjera janë rritur. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ta subvencionojë transportin, siç mori vendimin për abone falas për studentët. Pra, me çmimin më të ulët në rajon, po ofrojmë një shërbim që i shërben mbi 1 milion qytetarëve, me rreth 180 mijë përdorues në ditë”, tha Veliaj.

Ai tregoi edhe për risinë që do të ndodhë më stacionet e autobusëve, ku ka nisur puna për vendosjen e tabelave informuese për udhëtarët. “Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve sepse gjatë kësaj periudhe po transformojmë një pjesë të madhe të stacioneve. Do të vihen tabelat e reja, sipas një metodologjie që përdoret edhe në Paris, në Londër, apo Nju Jork; pra, qytetarët do ta dinë saktësisht se ku ndodhet autobusi dhe si mund të lidhen me një linjë tjetër. Për momentin jemi duke punuar në 137 stacione, ku po vendosim tenda, tabela etj., dhe në momentin që qytetarët kanë autobusë me ajër të kondicionuar, stacione me tabela elektronike, që tregojnë ekzaktësisht sa do të jetë koha e pritjes, unë besoj se kemi mbërritur një fitore të jashtëzakonshme për një nga sistemet më të degraduara që gjetëm në Tiranë, totalisht të privatizuar dhe pa kontroll nga bashkia”, u shpreh ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  1. 1

Veliaj ndau edhe lajmin e mirë se linjat e Tiranës tashmë janë hedhur në Google Maps, gjë që u vjen në ndihmë jo vetëm qytetarëve të vendit, por edhe turistëve të shumtë. “Lajmi i shkëlqyer është për të rinjtë, që janë më afër me teknologjinë, por edhe për turistët: në Google Maps janë hedhur të gjitha linjat e Tiranës. Pra, praktikisht kur kërkon një adresë në Google Maps, ajo të tregon edhe opsionin e transportit public dhe vendndodhjen e stacioneve”, tha kryebashkiaku.

Punimet për Terminalin Perëndimor të Autobusëve kanë nisur, bëri me dije Veliaj. Në fund, ai tha se i gjithë sistemi i transportit në Tiranë do të quhet “Urbani” dhe njoftoi se pas kësaj vale të parë, do të fillojë edhe blerja e flotës së autobusëve elektrikë, për ta çuar sistemin e transportit urban në Tiranë në një histori të jashtëzakonshme suksesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE I RRITI TAKSËN PËR MAKINAT ELEKTRIKE/ “Hakmerret” Kina, nis hetim për djathërat dhe gjizën nga Europa
Previous article PËRPLASI PËR VDEKJE KUNATIN E TIJ ME JET SKI NË VELIPOJË/ 50 ditë arrest në burg për italianin

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT